Wolfgang Amedeus Mozart

Mozart lindi në Strasburg në 1756, babi Leopold ishte muzikant ( mjeshtër kori pranë  Kryepeshkopatës së Salzburgut) dhe pikërisht i ati i jep edukimin muzikor të birit të tij Amedeus dhe motrës së tij Nannerl. Mozart demostroi që në fillim të dhëna të shkëlqyera muzikore, aq sa në moshën 4 vjeçare luante në Klavicembalo dhe kompozonte minuete. Leopoldo bënte të pamundurën të shfrytëzonte në maksimum të dhënat e parakohëshme të dy fëmijëve të tij. Ata interpretuan në prezencë të mbretëreshës Maria Teresa duke ngjallur habinë e të pranishmëve. Në vitin që pasoi, në 1763, për të vegjëlit mozartian nisi një turne përmes Mynhiut, Mannheim, Frankfurt, Bruksel dhe shumë qytete të tjera të rëndësishme për të arritur më pas në Paris dhe në Londër. Gjatë kësaj kohe Mozart mësoi t’i binte edhe violinës dhe organos, ndërsa në klavicembalo ngjallte interes si interpretues i kompozimeve në stil galant. Gjatë këtij udhëtimi, Mozart pati mundësinë të hynte në ambientet më të mira kulturore dhe muzikore, në mënyrë të veçantë në Paris ku njohu M.Grommi, D’Alambert, J. Schoubert dhe në Londër u njoh me J.S.Bach, C.F.Abel etj. Këto eksperienca e pasuruan Mozartin dhe bënë të mundur që ai të mësonte teknika të reja të komozimit. Në vitin 1767, Mozart kthehet në Salsburg dhe ai nis të kompozojë pa ndërprerje deri ditën që vdiq. Mozart që në moshën 11 vjecare ndërmori shumë udhëtime nga Vjena e në Itali ku spikati talenti i tij. Në vitin 1772, vdes arqipeshkvi që mbronte Mozartin dhe me pasurin e tij H.Colloredo muzikanti pati përplasje në disa raste derisa më 1777 vendosi të largohej nga oborri I arqipeshkvisë dhe të linte Stalzburgun. Për të jetuar jepte mësim dhe kompozonte. Në vitin 1781 vendos të jetoj në Vjenë ku dhe njohet me Costancën e cila bëhet gruaja e tij. Në vitin 1782 u ngarkua nga perandori të shkruante një opera dhe ai kompozoi “Il ratto dal serraglio” pastaj iu dedikua kompozimit të gjinive të tjera duke braktisur kështu për disa vjet teatrin deri sa njohja me Lorenzo Da Ponte i cili do të bëhej libretisti i tij e riktheu ate dhe kompozoi tre opera “Le Nozze di Figaro”, “Don Giovanni” dhe “ Cosi fan tutte” të cilat patën një sukses të jashtëzakonshëm. Megjithë prestigjin e gjenialitetin e tij, veç shëndetit të dobët që fëmijë, ai ndodhej në kushte të vështira ekonomike.

Gjithë këtë gjëndje e rëndoi më shumë vdekja e papritur e babait të tij në 1787. Fatëkeqësi të tjera e çuan kompozitorin në një degradim fizik të rëndë dhe në kushte ekonomike katastrofike. Në fakt Mozarti refuzoi një ofert të perandorit Jozef II-të për ti qëndruar besnik perandorit të Austrisë që fatëkeqësisht vdiq dhe pasuesei I tij nuk tregoj asnjë interes për muzikën. Me tu kthyer në Vjenë, Mozart kompozoi “ Flautin Magjik” mbi subjektin e Schikaneder dhe nisi Requiemin e famshëm të cilin nuk arriti ta përfundonte për shkak të vdekjes së papritur dhe të parakohëshme të maestros në 1791.

 

Ludwig Van Beethoven (1770-1827)

Jeta e L.V.Beethoven ka qenë plot dallgë dhe e vetmuar. Lindi në Bon në vitin 1770 nga një familje e shquar me tradita muzikore, gjyshi I tij ishte organis. Kalon një fëmijëri të vështirë, babai I tij I shtyrë nga problemet ekonomike, përfundon I alkoolizuar, ndërsa e ëma I vdes kur ai është akoma djalosh duke I lënë kështu përgjegjësinë për t’u kujdesur për dy vëllezërit e vegjël. Vazhdon studimet muzikore duke luajtur organo pranë arqipeshkvit të Bonit. Në vitin 1792, I shyrë nga miq dhe artëdashës transferohet në Vjenë, ku është duke u formuar një klasë për të interesuarit që dëshirojnë të promovojnë aktivitetet muzikore: më në fund kompozitori mund të lirohej nga “shërbimi” pranë një aristokrati për të punuar si “profesionist I lirë”.

Në Vjenë, në qytetin që nuk do të braktiste më, kompozon koncerte, publikon operat e tij dhe jep mësim. Ndihet i pushtuar nga një optimizëm I fortë dhe dashuri për humanitetin të cilat kërkon t’I trasmetojë me anë të veprave të tij. Me kalimin e viteve fillon të manifestojë një të keqe të “pamundur” për një muzikant: humbjen e dëgjimit. Sëmundja e transformon, pak I shoqërueshëm, mendon edhe vetëvrasjen. Izolohet nga bota dhe vijon kompozimet e tij I udhëhequr nga “veshi i tij i brendçëm”. Në këtë periudhë lindin operat e tij më të fuqishme. Mes tyre kujtojmë Simfonitë N. 5, 6, 9, Mesha Solemne, sonata e fundit ndër to dhe “sonata e hënës” dhe kuartetet e fundit. Presigji dhe asmirimi që I jepet pas këtyre veprave, nuk e ndryshon jetën e Beethoven e vila vazhdon e izoluar. Beethoven jetoi në kohën e tranzformuar nga Revolucioni Francez, në një botë të re muzikore që me vendosmëri hapi rrugën e romanticizmit. Ekuilibrit të formës së sonatës klasike i jep vitalitet të ri, një vrull të bendshëm që I hap muzikes horizonte të pa zbuluara dhe e rinovon plotësisht në sensing harmonic dhe timbrik, ritmik e melodik. Muzika e tij merr formë nga konfliktet e brendshme të artistit, vendos në lakuriqësi pasionet e dhimbjet dhe interpreton idealet. Ai influencoi të gjithë kompozitorët e tij bashkëkohës dhe ata të ardhshëm që njohën tek ai figurën themelore të historisë muzikore.  Në vitin 1827, I goditur nga polomiliti, shëndeti i rëndohet. Pas tre ndërhyrjeve të dhimbshme kirurgjikale ai vdes në Vjenë. Vdekja e tij ngjalli një emocion të fortë dhimbjeje. QYteti I dedikoi një nderim të lartë.

 

 

Në Program:

 

Serenata n. 11 KV 375 – nga W. A. Mozart

Allegro maestoso – Minuetto I dhe Trio – Adagio

Minuetto II dhe Trio – Allegro

 

Egzekutojnë:

Erik Tauzi, Gëzim Toskaj – Oboe

Elton Katroshi, Erenik Behlula – Klarinetë

Orges Malaj, Sadik Meniku – Fagot

Ilir Kodhima, Vildan Mumajesi – Korno

  ***

Piano Kuartet op. 16 – nga L. V. Beethoven

Grave – Allegro, ma non troppo – Andante cantabile – Rondo: Allegro ma non troppo

 

Egzekutojnë:

Etrita Ibrahimi – Piano

Gëzim Bulçari – Violinë

Flobens Zyma – Violë

Gëzim Hysi – Violonçel

 

Hyrja e lirë