Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shfaq në datën 03 shkurt 2019 – ora 19:00 në sallën “Terminali 400” të arTurbina koncertin “Crescendo musicale” me pjesëmarrjen e trupës së korit të TKOB dhe Orkestrës. Nën dirigjimin e Rafet Rudit.

Kjo shfaqje zhvillohet në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri – Kosovë dhe konkretizohet me pjesëmarrjen e dirigjentit kosovar Rafet Rudi, i cili do të drejtojë këtë koncert.

 Në programin e koncertit të datës 03 shkurt “Crescendo musicale”:

“ dall’ Antiphonario” – nga Gjergj Danush Llapacaj

“Sancta Maria”

“Sancta Maria de Amelphitana”

Interpreton:

Kori i TKOB

 Korale – nga Jan Kukuzeli

Interpreton :

Kori i TKOB

Soliste: Emiljana Palushaj

 “O Magnum mysterium” – nga Th. L. de VICTORIA

Interpreton:

Kori i TKOB

 “Agnus Dei” op. 167 – nga Egil Hovland

Koncert per fagot dhe kor “a cappella”

Interpretojnë :

Orges Malaj- Fagot

Kori i TKOB

“Missa in D dur” KV 194 – nga Wofgang Amadeus Mozart

Ekzekuton:

Orkestra e TKOB

Kori

Solistë :  Emiljana Palushaj; Ina Gaqi; Gerald Murrja; Bledi Domi

 

 Rafet RUDI, u lind në Mitrovicë, në vitin 1949. Studimet i kreu pranë Akademisë së Mu­zikës në Beograd, ku u diplomua në degën e dirigjimit dhe të kom­pozicionit. Pas mbarimit të studimeve pasuniversitare, u speciali­zua në Konservatorin Nacional të Parisit, në klasën e kompozitorit Claude Ballif. Në periudhën 1980 – 1987 ishte dirigjent permanent i korit profesional të Radio Televizionit të Pri­shtinës.

Gjithashtu mjeshtri Rudi më pas do ti dedikohej dhe publicistikës duke botuar mbi 400 shkrime të ndryshme (eseistikë, reçensione, kritikë etj.). Gjithashtu eksperienca e tij si muzikant e përfshin dhe në botimin e disa librave shkollorë, si dhe librin teorik “Sprova estetike.” Ai është themelues i Qendrës Kosovare për Muzikën e Re dhe themelues i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës – ReMusica.

Rudi është laureat i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve të rëndësishme si: Çmimi i Dhje­torit të Kosovës për krijimtari (1983); Çmimi i Festivalit Ndërkombëtar BEMUS; Çmimi vjetor i SHKK për vitin 1982 etj. Ai është autor i shumë veprave të të gjitha gjinive.

Ndër veprat kryesore mund të përmendim: Simfonia, Koncert për kitarë dhe orkestër harkor, Kohë koncertale për piano dhe or­kestër simfonike, Kuartet harkor, ‘The return’ për mexosoprano dhe or­kestër simfonike, ‘Malli për udhëtarin e humbur’/Afresk arbëresh III’/ ‘Concerto Fantasy’ për violinë dhe kor, ‘Laudatio Funebris’ për soprano dhe orkestër harkor,  Impresionet për Flaut dhe orkestër simfonike, ‘Icare ubi’ es për mexosoprano, kor, 3 tim­pani, gong, tr-gl, 2 piano, ‘In A’, për solistë, kor dhe ansambël instrumental etj. Veprat e tij janë botuar në Francë, Holandë, Zvicër dhe në Gjermani. Ato luhen në shumë vende të botës.

Rudi është dirigjent permanent i Korit të Filharmonisë që nga viti 2006, me të cilin ka pasur shumë përfaqësime të rëndësishme në vend dhe jashtë tij (Kroaci, Itali, Angli etj.). Falë tij, kori me kopetencë i kushtohet literaturës moderne korale (Ligeti, Ëhitacre, Kodaj) si dhe polifonisë korale të  renesansës dhe barokut. Në repertorin e Korit të Filharmonisë zënë vend të merituar, gjithashtu dhe veprat bashkëkohore të kompozitorëve shqiptarë. Nën drejtimin e tij, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë realizojnë një mori veprash të rëndësishme vokalo-instrumentale si: ‘Vespro della Beata Virgine 1610’ e Monteverdit, Kantata Nr.  28 e Bahut, ‘Gloria’ e Vivaldit, Mesha C-dur e Beethovenit, Mesha e Haydnit ‘In Tempora belli’, ‘Stabat mater’ e Pergolesit etj.

Në vitet e fundit, Rudi i përkushtohet zbulimit, restaurimit dhe adaptimit të literaturës korale të autorëve të vjetër shqiptarë. Për herë të parë, para publikut shqiptar, shfaqen veprat me rëndësi të madhe historike të Gjergj Danush Llapacaj (shek. XVI), Jan Kukuzelit (shek. XIII) dhe Niketa Dardanit (Niketa i Remisianës, nga shek. IV). Këto vepra, po bëhen pjesë e repertorit standard koral në trevat shqiptare. Rafet Rudi është anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve dhe Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Biletat shiten në sportelin e arTurbina nga ora 10:00 – 20:00. Bileta kushton 500 lekë. Ju mund të rezervoni në numrin e telefonit 067 632 7313. Ju mirëpresim!