Dirigjent: Dritan Lumshi
Organizatori: TKOB
Vendi i zhvillimit: Katedralja e Kishës Orthodhokse
1 Koncert Premier

Nata finale e ndarjes së çmimeve të projektit më të madh të edukimit në TKOB, në kuader të kalendarit “Edukimi përmes kulturës”.
“Eja këndo me ne” shpall më 29 Maj koret fituese të 10-të shkollave të reja të kryeqytetit, që i bashkangjiten 30-të shkollave të tre sezoneve më parë.
“Edukimi përmes kulturës” projekti më fisnik dhe më i dobishëm për të rinjtë, që duan të edukohen me vlerat e vërteta të artit muzikor.
Përgjatë gjithë këtij projekti kanë marrë pjesë 45,600 nxënës, nga 30 shkolla të Tiranës. 356 work-shope dhe koncerte për fëmijët dhe me fëmijët janë organizuar në shkollat e Tiranës nga orkestra, trupa e baletit, kori dhe Ansambli Popullor në dy vjet.​