Pas suksesit në skenën e Pallatit të Kongreseve në datat 27,28,29 dhe 30 shtator, produksioni më i kërkuar i 10-të viteve të fundit në TKOB, udhëtoi drejt skenës së teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korcë.

Në dy netë publiku i Korçës mbushi sallën e teatrit të tij, për të ndjekur super produksionin e TKOB.

Orkestra e TKOB

Dirigjent: Edmond Doko

Regjisor: Gësim Myshketa

 

Kasti i I:

Carmen: Vikena Kamenica

Don Jose: David Fruci

Micaella: Renisa Laçka

Escamillo: Armando Likaj

Fransquita: Dorina Selimaj

Mercedes: Shpresa Beka

Remendado: Elson Braha

Dancairo: Elind Zeraliu

Zuniga: Xieldo Hyseni

Morales: Genc Vozga

 

Kasti i II:

Carmen: Vikena Kamenica

Don Jose: Armaldo Kllogjeri

Micaella: Simona Karafili

Escamillo: Armando Likaj

Fransquita: Dorina Selimaj

Mercedes: Shpresa Beka

Remendado: Elson Braha

Dancairo: Elind Zeraliu

Zuniga: Xhieldo Hyseni

Morales: Genc Vozga

 

Me pjesëmarrjen e aktores Tinka Kurti

Koreograf Gheorghe Iancu

Solistët dhe Trupa e Baletit të TKOB

Realizoi rivënien regjisoriale: Ada Gurra

Dirigjent kori: Dritan Lumshi

Kostumograf: Ardi Asllani

Skenograf: Renold Sula

Çfarë ndodh në “Carmen”?

 

Akti i I
Në Seviglia, pranë fabrikës së cigareve, disa ushtarë janë duke vëzhguar kalimtarët. Mes tyre vjen Mikaela, një vajzë e re e cila i pyet ata për ushtarin Don Jose. Morales, një tjetër ushtar, i shpjegon se ai vjen në ndërrimin e turneve të rojeve. Rojet e ndihmës, të kryesuar nga Toger Zuniga, vijnë dhe Don José mëson nga Moralès për ardhjen e Mikaelës.
Sapo bie zilja e fabrikës së cigareve, burrat e Seviglies mblidhen për të parë punëtoret femra,veçanërisht të preferuarën e tyre, ciganen Carmen. Ajo i tregon admiruesëve të saj se dashuria është e lirë dhe nuk i bindet rregullave. Vetëm një njeri nuk i kushton vëmendje asaj. Ai është Don José, që është i dashuruar me Mikaelën dhe i ka premtuar asaj martesë. Carmeni-t i bie në sy indiferetizmi i Don José dhe i hedh atij një lule dhe rikthehet në vendin e punës së bashku me vajzat e tjera. José merr lulen dhe e fsheh atë nën xhaketë, në momentin që Mikaela kthehet. Ajo sjell një letër nga nëna e Don Jose, që jeton në një fshat në anën tjetër të qytetit. Teksa fillon të lexojë letrën, e teksa Mikalea largohet, brenda në fabrikë fillon një grindje mes Carmen dhe njërës prej vajzave. Zuniga dërgon Don José për ta marr në pyetje ciganet. Carmen refuzon t’u përgjigjet pyetjeve dhe José është i detyruar ta dërgojë atë në burg. E mbetur vetëm me Don José, Carmen nis lojën për ta joshur duke i ofruar atij dashurinë në këmbim të lirisë. Don José i hutuar dhe i hipnotizuar prej saj, i liron duart. Ajo e shtyn në tokë dhe largohet duke qeshur. Don José arrestohet për braktisjen e detyrës.

Akti i II
Dy muaj më vonë oficerët janë në tavernën Lillas Pastia, vend i njohur i kontrabandistëve. Carmen dhe shoqet e saj Fransquita dhe Mercedes këndojnë “la chanson boheme” për të ftuarit. Zuniga fton Carmen në teatër, por ajo refuzon. Ai e pyet nëse e fajëson atë për dërgimin e saj në burg, por Carmen pretendon të mos e kujtojë këtë gjë. Zuniga i tregon asaj për Don José që ka mbaruar së vuajturi dënimin e tij.
Dëgjohen thirrje që vijnë nga jashtë tavernës. Mes të thirrurave shpërthyese hyn toreadori Escamillo, që është mbuluar me lavdi në garat e fundit të Granadës.
Ai fton shokët të pijnë. Dallon Carmen dhe fillon t`i afrohet duke flirtuar me të. Por mendja e ciganes është vetëm tek Don Jose. Pasi të ftuarit janë larguar, kontrabandistët Dancaïre dhe Remendado e ftojnë t`i bashkohet një goditjeje tjetër. Frasquita dhe Mercédès janë të gatshme ti shoqërojnë, por Carmen refuzon, sepse ajo ka rënë në dashuri. Më në fund, kur të gjithë janë larguar, shfaqet Don José në tavernë. Për të provuar dashurinë e tij, Don José i tregon Carmeni-t lulen që ajo hodhi për të dhe rrëfen se si aroma e saj bëri që të mos humbiste shpresën gjatë javëve në burg. Por një trombë alarmi e detyron të largohet për në kazermë. Ai i shpjegon Carmen-it se duhet të largohet. Kjo e fundit e fyer nga ky veprim, e përqesh. Premtimet dhe fjalët e tij, Carmen-it i duken të kota dhe të pakuptimta, për sa kohë ai nuk lë ushtrinë për të jetuar i lirë me të në male. Diskutimet ndërpriten me ardhjen e Zuniga-s që shpërthen në xhelozi dhe grindet me Don Josen. Kontrabandistët kthehen dhe çarmatosin kapitenin Zuniga dhe e mbajnë atë për disa çaste. Don José tani nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të bashkohet me ta.

Akti i III
Veprimet spostohen në një grykë midis maleve, ku Carmen dhe Don José janë fshehur me kontrabandistët. Jeta mes maleve nuk i përshtatet Don Joses dhe marrëdhënia e tij me Carmen nuk është më e mëparshmja. Ajo pranon se dashuria e saj po venitet dhe e këshillon që të kthehet për të jetuar me nënën e tij. Frasquita dhe Mercedes shikojnë letrat dhe lexojnë një të ardhme shumë premtuese, ndërsa për Carmen, fati i ka rezervuar asaj vdekjen.
Don Jose qëllon ndaj një të huaji, por nuk e arrin. Ky i panjohur nuk është tjetër përveç Escamillo, që shpjegon arsyet e ardhjes së tij. Ai interesohet për një cigane të bukur me emrin Carmen, e cila nuk e do më ushtarin që kishte dezertuar për atë.”Dashuritë e Carmen nuk zgjasin gjashtë muaj.” Të dy burrat nuk vonojnë të përballen me njëri-tjetrin. Nis një duel midis tij dhe Don José për shkak të Carmen. Escamillo, si profesionist është i sigurt në fitoren e tij. Ai në fakt fiton, por e kursen rivalin e tij. Në këtë moment rrëshqet dhe bie. Don José dëshiron ta godas atë, por ndërhyn Carmen e cila e pengon atë. Escamillo fton Carmen për garat e Seviljes dhe kur ai u largohet, Don José kërcënon Carmen.
Ndërkohë arrin Micaela, që kërkon të bind Don José të kthehet tek nëna e tij e cila është në prag të vdekjes. Don Jose bindet.

Akti i IV
Ngjarja zhvendoset përballë Arena di Seviglia. Populli thërret i gëzuar për vargun e toreadorëve. Carmen arrin në krahun e Escamillos dhe Frasquita e Mercédès paralajmërojnë se Don José është afër. Pa frikë, ajo pret jashtë hyrjes, ndërsa turmat hyjnë në arenë. Don José i lutet Carmen që të kthehet përsëri me të. Ajo refuzon me përçmim lutjet përgjëruese të tij duke i thënë: “Carmen ka lindur e lirë dhe e lirë do të vdesë”. Ajo heq unazën që i ka dhuruar dhe e hedh atë në këmbët e tij. Turma dëgjohet duke brohoritur për Eskamillon.
Don José i marrosur nga xhelozia dhe i verbuar nga dëshpërimi e vret Carmen, e cila po shkonte drejtë arenës për të asistuar në triumfin e të dashurit të saj të ri.
Ndërkohë që Carmen vdes, në arenë dëgjohen thirrjet e turmës që përshëndet fitoren e Escamillos.