Trupa e korit të TKOB i ka fillesat e saj që prej vitit 1944 si kori i përgjithshem i shtetit, i cili drejtohej dhe kidhte organizator dhe drejtues artistik, “Mjeshtrin e Madh” – Kostandin Trako, dirigjenti i parë koral në vendin tonë. Në vitin 1950 kjo trupë artistike inkuadrohet në Filarmoninë Shqiptare dhe në vitin 1953 në TKOB.

Kori i përgjithshëm i shtetit nga kor amator u aftësua duke u kthyer në kor profesionist, i aftë teknikisht për të përballuar dhe interpretuar çfarëdolloj repertori të të gjitha gjinive korale e më gjerë të autorëve tanë dhe atyre botërorë.

Kjo trupë korale krahas aktivitetit të saj specifik ka dhënë me qindra koncerte si brenda vendit dhe jashtë tij dhe kudo është pritur mjaft mirë si nga publiku dhe media të ndryshme.

Me trupën e korit TKOB, u bë e mundur të studiohen, konceptohen dhe të vihen në skenë vepra të gjinive të mëdha: oratorio, kantata, poema, fantazi, suita, si dhe skenat korale të operave të ndryshme shqiptare dhe të huaja.

Kjo trupë korale është shquar për disiplinën artistike dhe përkushtim në realizimin e kalendareve artistike të TKOB, shfaqjeve operistike apo koncerteve korale.

Trupa e korit të TKOB përbëhet nga 50 artistë profesionistë. Repertori i korit të TKOB është i pasur dhe i larmishëm si me vepra operistike dhe ato koncertore, shqipëtare dhe botërore. Një kontribut të çmuar në zhvillimin, përparimin dhe ecurinë e kësaj trupe korale kanë dhënë dirigjentët: Kostandin Trako, dirigjenti i parë që prej krijimit të tij, Milto Vako, Rozmari Jorganxhi, Oleg Arapi, Anila Abazi, Suzana Turku Kashara dhe së fundmi Dritan Lumshi.

 

DIRIGJENT KORI

Dritan Lumshi

SOPRANO

Atea Aliko, Eglantina Shkurti, Elda Kocibelli, Enkelejda Kusi, Klodiana Bocka, Mimoza Agolli,  Ollga Kole, Redrina Kokona, Rovena Xhelili, Roza Topi, Silvana Kiri,

ALTO

Elisabeth Hoshafi, Enkeleda Katroshi, Enkeleida Dama, Ina Gaqi, Irena Saraci, Majlinda Havale, Majlinda Laska, Shamsah Gega

TENORË

Aleksander Rrapi, Erlind Zeraliu, Denis Skura, Fatbardh Karaj, Gilmond Miftari, Gerald Murrja, Keldi Ahmetaj, Roel Llupa, Rudin Sata

BARITON/ BASS

Antonio Zefi, Aurrel Thellimi, Bledar Domi, Genci Vozga, Mikel Kraja, Ogert Islami, Sokol Hidersha, Sokol Tomorri