Trupa e baletit të TKOB u formua në vitin 1950 së bashku me Filarmoninë shqiptare, që më pas u përfshi në vitin 1953 në TKOB. Ajo u krijua fillimisht nga balerinë të përgatitur në kurset e para të baletit pranë qëndrave të fëmijëve dhe vetë Filarmonisë.

Kjo trupë u pasurua më vonë me solistë të përgatitur në Moskë (Bashkimi Sovjetik) të cilët u bënë dhe promotorë të krijimit të Shkollës së Baletit e më pas të TKOB. Baletmaestrat e kësaj trupe ishin: Georgi Perkun ardhur nga Rusia, Panajot Kanaçi – Artist i Popullit, Agron Aliaj – Artist i Popullit, Skënder Selimi – Profesor etj, që kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar në formimin dhe konsolidimin tekniko-artistik dhe profesional të trupes së baletit.

Kjo trupë artistike tashmë është një sektor i formuar me tipare të theksuara profesionalizmi për të përballur me shumë sukses repertorin e baletit klasik dhe bashkëkohor shqiptar dhe botëror. Nga kjo trupë baleti kanë dalë me dhjetra solistë te shquar e tepër të talentuar, që me aktivitetin e tyre kanë shkëlqyer si pjesë e kësaj trupe duke interpretuar me sukses në skena kombëtare dhe ndërkombëtare, një pjesë e tyre sot interpretojnë me shumë sukses në skenat botërore.

Në turnetë e zhvilluara në Kinë, Itali, Turqi, Francë, Greqi, Maqedoni, Amerikë dhe shumë shtete të tjera, trupa e baletit të TKOB është pritur mjaft mirë duke korrur sukses të merituar. Për merita të shquara në fushën e ekzekutimit dhe përhapjes së baletit shqiptar dhe atij botëror, trupa e baletit dhe solistët e tij janë nderuar me tituj nderi, çmime e medalje të ndryshme nga shteti shqiptar dhe me gjerë.

Nga kjo trupë kanë dalë pedagogët e parë dhe drejtuesit e shkollës koreografike shqiptare, që ka nxjerrë me qindra balerinë të talentuar, që kanë punuar e punojnë si në skenën e TKOB, në qytete të ndryshme të vendit dhe nëpër botë.

Aktualisht trupa e baletit është e përbërë nga 40 balerinë, e cila prej vitesh ka realizuar me sukses dhe me një nivel të lartë artistik vepra e repertorit dhe ato kontemporane nga emra të njohur të koreografisë shqiptare si Panajot Kanaçi, Agron Aliaj, Anglein Preljocaj apo Ilir Kerni dhe me koreografë të huaj si Youri Vamos, Barak Marshall, Daniel Cardoso, Gheorge Jancu, Renato Zanella apo Tony Candeloro.

Ndër vepra skenike kombëtare të trupës së baletit mund të përmendim:

Baletet shqiptare: “Halili dhe Hajria” baleti i parë shqiptar, “Delina”, “Fatosi partisan”, “Cuca e maleve”, “Shqiponja sypatrembur”, “Bijtë e peshkatarit”, “Ritme e ndjenja punëtore”, “Kecat dhe ujku”, “Duarartët vigjelentë”, “Tokë e pamposhtur”, “Para stuhisë”, “Lumi i vdekur”, “Shota dhe Azem Galica”, “Joniada”, “Shqiponjat”, “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, “Vajzat e qytetit të gurtë”, “Migjeniania”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Rituali i jetës”, “Tirana by night”, “Historia e një kënge”, “Exil / Deja-vu”, “Dhoma 12”.

Krahas aktivitetit skenik kombëtar, trupa e baletit ka realizuar me shumë sukses edhe vepra skeniken botërore:

Baletet e huaj: “Shatrivani i Baçisarajt” baleti i parë i huaj, “Esmeralda”, “Kujdesi i kotë”, “Romeo dhe Zhuljeta”, “Lola”, “Zhurale”, “Fadeta”, “Laurencia”, “Françeska da Rimini”, “Shehrezade”, “Paganini”, “Detashmenti i kuq i grave”, “Zhizel”, “Don Kishoti”, “Hirushja”, “Vdekja e një mbretëreshe”, “Katedralja e Parisit”, “Liqeni i Mjellmave”, “Arrëthyesi”, “Carmen”, “Bajadera”, “Carmina Burana”, “Copelia”, “La Sylphide”, “Dhimbje dhe dashuri”, “Dafnis e Kloe”, “Zorba”, “La Traviata”, “Ëndrra e një nate vere”, “Ballo e diplomës”, “La Stravaganza”, “Impact and Table”, “Risveglio dell`umanita”, “4 pieces”, “Noces”, “Monger”.

 

DIRIGJENTE BALETI:

Alisa Gjoni

SOLISTËT E BALETIT:

Adela Mucollari, Enada Vaso, Ledia Sulaj, Anxhelo Mucollari, Dion Gjinika, Fatjon Lito, Gerd Vaso

***

Erisa Gina, Isida Mollaymeri, Jonida Qafmolla, Odeta Dishnica, Rovena Shqevi,Eltion Merja

****

Elona Beqiraj, Elda Logo, Loreta Bala, Julind Dervishi, Kevin Lila

 

TRUPA E BALETIT

Amela Prifti, Livia Lara, Matilda Reka

***

Albert Matraku, Andi Vrapi, Besi Skura, Enred Miolli, Erald Zela, Evis Heta, Kristi Dushmani

***

Ambra Troplini, Arlinda Mulgeci, Brikena Mehmetukaj, Denada Hristiç, Milena Nurka, Sabina Matlekaj, Armando Meçi, Ervis Koceku, Lurdi Dodgjini, Renato Lleshi