Shtypi

05Qer/2019
30 Maj 2019 – TVKLAN – “La Sylphide” me nxenesit e Shkolles se Baletit”

23 nxënësve iu është dhënë rasti të prezantojnë veten e tyre në një shfaqje të rëndësishme për çdo skenë të madhe baleti, siç është ajo e ‘La Sylphide”. Rikthimi i një prej koreografive të para romantike klasike në një skenë tejet bashkëkohore, si e “Arturbinës”,  qëmton më së shumti tek angazhimi i brezit të sapodalë […]

05Qer/2019
27 maj 2019 – A2 News – “La Sylphide”, balerinët e TKOB sjellin përrallën romantike në ArTurbina

“La Sulphide” është një zanë e bukur ajri, që do të na tregojë një histori dashurie si në përralla, një histori që u shkrua në vitin 1836 e që prej asaj dite balerinët në të gjithë botën e rrëfejnë përmes gjuhës së trupit. “La Sulphide”, balerinët e TKOB sjellin përrallën romantike në ArTurbina

05Qer/2019
Mirëmëngjes Shqipëri” ” ‘La Sylphide” – 27 Maj 2019

Në #MiremengjesShqiperi flasim me balerinet Odeta Dishnica dhe Dion Gjinika për shfaqjen “La Sylphide” që vihet në skenë nga Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit

05Qer/2019
28 Maj 2019 – Gazeta Panorama – “La Sylphide”, zana që veshi e para puantet, ngjitet në skenën e “ArTurbinës”

Një zanë nuk mund të kuptohet veçse si një krijesë ajrore, si një puhizë që të qaset në majë gishtash. E si e tillë, nuk mund të ishte veçse një balerinë mbi puante. Si një imagjinatë mbi zanat, mbi brishtësinë dhe elegancën, lindi edhe kërcimi mbi puante. Dhe do të ishte pikërisht “La Sylphide”, që […]

21Maj/2019
19 Maj 2019 Gazeta Sot – Janar-mars 2019, rreth 20 mijë persona kanë ndjekur shfaqjet e TOB

Nga janari deri në muajin mars të këtij viti 18950 persona kanë ndjekur shfaqjet e TOB. Institucioni ka publikuar të dhënat nga INSTAT, ku publiku që ka ndjekur shfaqjet është më i lartë se një vit më parë për të njëjtën periudhë. “Sipas të dhënave të INSTAT rritjen më të lartë në përqindje për numrin […]

10Maj/2019
9 Maj 2019 – ABCNews – Eva Golemi dhe Vikena Kamenica rrëfejnë emocionet e Leonorës dhe Azuçenës

Dy prej kryepersonazheve të operës “Il Trovatore”  Eva Golemi në rolin e Leonorës dhe  Vikena Kamenica në rolin e Azuçenës  rrëfejnë emocionet e shumëfishta të premierës. Dualizmi mes jetës dhe vdekjes, dashurisë dhe tradhtisë shkakton jo pak “turbulenca” tek kryepersonazhet e “Il Trovatore”. Sopranoja Eva Golemi me realizimin e Leonorës përmbyll edhe triologjinë e personazheve […]

09Maj/2019
8 Maj 2019 – Gazeta 55 – “Il Trovatore”, produksioni më i madh në dy vite

Opera “Il Trovatore” vjen sonte në mbrëmje për publikun në skenën e Pallatit të Kongreseve. Me një kast artistësh të huaj dhe shqiptarë regjia e veprës i është besuar italianit Mariano Bauduin dhe dirigjent do të jetë Sebastiano Rolli. Mbrëmjet e datave 8, 9, 10 dhe 11 maj vepra do të jetë në skenë. Premiera […]

09Maj/2019
7 Maj 2019 – RTSH – Vjen opera “Il Trovatore“ e Verdit, në Pallatin e Kongreseve; mes të pranishmëve edhe Mogherini

Vjen opera madhështore “Il Trovatore“ e Giuseppe Verdit! Nga data 8, 9, 10, 11 Maj ne oren 19 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Me regji, dirigjent e skenografë të ftuar, nga toka e Verdit të madh, Italia, por me staf ndërkombëtar këngëtarësh operistikë; Shqiptarë, italianë, serbë, ukrainas dhe gjeorgjianë. Një premierë e TKOB-së, kjo […]

09Maj/2019
8 Maj 2019 – Gazeta Sot – Zana Çela: “Il Trovatore”, produksioni më i madh në dy vite

Opera “Il Trovatore” vjen sonte në mbrëmje për publikun në skenën e Pallatit të Kongreseve. Me një kast artistësh të huaj dhe shqiptarë regjia e veprës i është besuar italianit Mariano Bauduin dhe dirigjent do të jetë Sebastiano Rolli. Mbrëmjet e datave 8, 9, 10 dhe 11 maj vepra do të jetë në skenë dhe […]

09Maj/2019
7 Maj 2019 – Gazeta Dita – “Il Trovatore”, prodhimi më i madh gjatë 2 viteve në opera

Opera e emocioneve te forta “Il Trovatore” e Verdit vjen premierë mbrëmjen e së mërkurës në Pallatin e Kongreseve me regji të italianit Mariano Bauduin. Ky produksion i TKOB bën bashkë artistët e njohur të skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. Zana Çela, drejtorja e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit thotë se “Il Trovatore” është […]

08Maj/2019
7 Maj 2019 – Shqiptarja.com – Opera “Il trovatore”në Pallatin e Kongreseve, Zana Çela: Produksioni më i madh në këto dy vite

Premiera e “Il trovatore”, pjesë e triologjisë popullore verdiane ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve nesër. Në këtë produksion artistët e huaj dhe shqiptarë do të ngjiten në skenë përgjatë katër netëve. Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca shprehet se kultura është shumë e rëndësishme, sepse e ka lidhur Shqipërinë […]

08Maj/2019
7 Maj 2019 – Ora News – “Il trovatore”, premiera e sezonit operistik vjen për 4 ditë në Tiranë

“Il trovatore”, opera e pasioneve vrastare do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve nga data 8 deri më 11 maj. Kjo premierë vjen si një bashkëpunim me Ambasadën italiane në Shqipëri dhe Delegacionin e Bashkimit Europian,pikërisht në javën e Evropës. “Il Trovatore”, një nga dramat më të fuqishme të operistikës botërore, ngjitet në […]