Ka mbrëmje që nuk i përkasin vetëm kalendarit artistik, por zemrës së secilit prej nesh.
“Zëri i Shpirtit Tim” është një koncert që na flet përmes thjeshtësisë, pastërtisë dhe sinqeritetit të fëmijërisë.
Nën drejtimin e Sonila Babocit, dhe me mbështetjen muzikore të Ingrid Pulizos, Kori i Zërave të Bardhë të TKOBAP-së sjell një program që udhëton mes klasikës, melodive të njohura dhe muzikës së filmave, duke krijuar një përvojë artistike që prek çdo brez.
22 nëntor, ora 19:00
Mos mungoni!
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
Ju mirëpresim!

