L’elisir d’amore
Opera lirike e Gaetano Donizetti, me komicitetin dhe romantizmin që e karakterizojnë, vjen gjatë muajit të dashurisë në skenën e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Një lexim i ri skenik e zhvendos veprën në një fshat piktoresk bregdetar, ku shpaloset historia e Nemorinos, djaloshi naiv dhe i ndrojtur, i cili beson se një elisir magjik do ta ndihmojë të fitojë zemrën e Adinës.
Ky produksion i ri përcjell me ndjeshmëri dhe humor besimin tek dashuria e sinqertë, fuqinë e ëndrrës dhe guximin për të dashuruar. Mes muzikës plot dritë të Donizettit dhe një atmosfere mesdhetare, elisiri shndërrohet në simbol të shpresës dhe dëshirës njerëzore për t’u ndjerë i zgjedhur dhe i dashur, duke ruajtur frymën e lehtë dhe lozonjare të komedisë lirike.
Me emra të spikatur të skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, ky produksion bashkon interpretime të nivelit të lartë, vizion artistik bashkëkohor dhe një qasje të freskët skenike, duke e shndërruar L’elisir d’amore në një nga ngjarjet më të veçanta artistike të muajit shkurt.
Për të mësuar më shumë rreth shfaqjes, na ndiqni në ditët në vijim

