Një nga kryeveprat më madhështore të historisë së muzikës vjen në skenën e TKOBAP-së.

Simfonia Nr. 9 e Ludwig van Beethoven, vepra monumentale që i dha botës himnin universal të vëllazërisë dhe shpresës, do të interpretohet në një mbrëmje të jashtëzakonshme artistike në skenën tonë.

Nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin, me dirigjent kori Dritan Lumshin, në skenë do të ngjiten solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, Amadi Lagha dhe Artur Vera, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së në një bashkëpunim të frytshëm me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOBAP-së.

Mos mungoni me datë 14 korrik për të përjetuar nga afër një nga kryeveprat e pavdekshme të repertorit simfonik.✨

 Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30

Ju mirëpresim!