Grupi vokal “Zanat” vjen në Tempullin Shqiptar të Artit, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare, duke sjellë një mbrëmje ku harmonia, finesa dhe fuqia e zërit femëror bashkohen në një përvojë të veçantë muzikore.
Me një program të kuruar me delikatesë, pesë zëra të jashtëzakonshëm ndërthuren në një tingull të vetëm:
• Elonë Sadiku – soprano
• Elida Kryeziu – soprano
• Diellza Sylejmani – mezzosoprano
• Albana Piperku – alto
• Arstina Kelmendi – alto
Të shoqëruara mjeshtërisht nga Pranvera Hoxha në piano dhe Patris Berisha në perkusion, ato sjellin një koncert që premton një udhëtim muzikor të mbushur me elegancë dhe emocion.
Hyrja është e lirë andaj mos mungoni!

