Dhjetor, Krishtlindje, ëmbëlsira, festa dhe magji…

Me pak fjalë jemi zyrtarisht në sezonin e ARRËTHYESI-t!

Baleti emblematik i Krishtlindjes, me muzikën e pa përsëritshme të Tchaikovsky-t që sjell festën, magjinë, atmosferën e ngrohtë në dhjetorin e ftohtë, si dhe përrallën me fund të lumtur, vjen në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në datat 23-24-26-27-29-30 dhjetor në orën 19:00.

Sepse Krishtlindja nuk është thjesht një festë – është një përrallë që jeton në skenën tonë, për ju!

Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

Ju mirëpresim!