Ansambli Kombëtar performon për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Londër.

Më 6 korrik 2026, në skenën e Shaw Theatre në Londër, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore sjell një mbrëmje të veçantë artistike që ndërthur trashëgiminë kulturore shqiptare me vizionin dhe frymëzimin që Lord Bajroni gjeti në Shqipëri.

Përmes këngëve, valleve, kostumeve tradicionale dhe tingujve autentikë të folklorit shqiptar, publiku do të udhëtojë nëpër historinë, traditat dhe shpirtin e një kombi që prej shekujsh ka mahnitur udhëtarë, artistë dhe studiues nga e gjithë bota.

“Zëri i Trashëgimisë” është një ftesë për të zbuluar Shqipërinë përmes artit, një urë kulturore mes dy vendeve dhe një homazh për pasurinë e jashtëzakonshme të identitetit tonë kombëtar.

Një mbrëmje ku trashëgimia shqiptare flet me gjuhën universale të artit, në zemër të Londrës.