Akademia e Muzikës së Dhomës rikthehet këtë fillim janari, duke sjellë në hollin koncertor të TKOBAP-së një buqetë të veçantë tingujsh që kremtojnë muzikën shqiptare dhe atë europiane.
Një trio unike e cila vjen në klarinetë, violonçel dhe piano, do të përcjellë për ju magjinë e veprave të Peçi, Sinigaglia dhe Beethoven. Tre talente të rinj, me virtuozitet të padiskutueshëm, do të krijojnë një atmosferë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike.
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!