Me kete foto simbolike nga opera Carmen deshirojme sot te anoncojme nje sukses tjeter te teatrit tone informuar kete here nga revista Monitor.

Bazuar ne Raportin e INSTAT mbi statistikat e kultures per tremujorin e 4-t 2017, numri i spektatoreve ne shfaqet e TKOBAP eshte rritur nga 17,800 ne vitin 2016 ne 49,300 ne vitin 2017, cka perkthehet ne nje rritje prej 177%. Sipas ketij raporti, ne vitin 2016, TKOBAP renditej i 4-ti nga 6-te institucionet kulturore shqiptare (pas Teatrit Kombetar Eksperimental, Teatrit Kombetar Popullor dhe Qendres Kombetare te Kultures per Femije) persa i perket numrit te spektatoreve. Nderkohe ne vitin 2017, TKOBAP eshte renditur i pari duke prezantuar edhe rritjen me te madhe ne numer spektatoresh nga njeri vit ne tjetrit. Duhet permendur, se ne kete raport nuk jane perfshire shfaqet e organizuara ne « Open Air », bashke me te cilat numri i spektatoreve do te ishte minimalisht 70,000 ! Kjo rritje ne numrin e spektatoreve plotesohet edhe nga nje rritje e numrit te shfaqeve (+45% midis tremujorit te katert te vitit 2016 dhe atij te vitit 2017).
E gjithe kjo arritje vjen ne nje nga koherat me te veshtira te TKOBAP, ne nje kohe ku ambjentet e ketij institucioni jane ne rikonstruksion, stafi dhe trupat pergatiten ne ambjente provizore dhe shfaqet paraqiten ne salla te ndryshme qe kerkojne shpesh here nje mund te madh per ti pershtatur per evente operistike e te cilat gjenerojne kosto shtese per nje institucion qe ka te njejtin buxhet megjithese pa salle te veten.
Megjithe keto veshtiresi, pasioni dhe puna e madhe e te gjithe stafit te ketij institucioni, kane bere te mundur qe pergjate 2017, megjithese larg skenes tradicionale te TKOBAP, shfaqet tona te terheqin nje vemendje rekord te audiences shqiptare!.

Shih në Facebook

Raporti i INSTAT : TKOBAP rrit me 177% numrin e spektatorëve duke u renditur i pari ndër institucionet kulturore