konf1 konf2 konf3 konf4 konf5

Drejtoresha e Përgjithshme, Zana Çela bëri me dije se viti 2017-të është një nga vitet më të rëndësishëm të historisë së artit operistik shqiptar sepse për herë të pare, në historinë 61- vjeçare të TKOBAP, ndodh një proces i rëndësishëm, rikonstruksioni i TKOBAP, cili do të rrisë dinjitetin dhe rizgjojë vlerat e historisë së tij. Për herë të parë teatri zhvendoset për te realizuar kalendarin e tij në teatro dhe skena të tjera. Zhvendosemi për tu rikthyer në një godinë që artistët dhe publiku shqiptar meriton të ketë.

Ky vit përkon gjithashtu me 100-vjetorin e lindjes së mjeshtrit të madh Prenk Jakova. Me një dekret të veçantë TKOBAP shpall 2017-ën vitin Prenk Jakova.

Shih në Facebook

Pervjetore të tjera shumë të rëndësishëm do të celebrohen përgjatë gjithë vitit 2017, dhe për këtë arsye, kalendari artistik i këtij viti strukturohet në tre kolana kryesore :

1- Opera – Histori / cikël koncertesh të cilat do të celebrojnë kulminacione ngjarjesh dhe artistësh të këtij teatri:

– Viti Prenk Jakova në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së mjeshtrit te madh , do të celebrohet me nje seri aktivitetesh, të cilat do të ekzekutohen jo vetëm në salla koncertesh e simpoziumesh, por edhe në sheshe të hapura , dhe në shkollat e ciklit 9-vjecar, për ti dhënë figures së Prenk Jakovës ekon e fuqishme mes publikut të çdo moshe, gjithashtu dhe ekon e fuqishme të vazhdimësisë së muzikes që ai krijoi edhe ndër brezat e rinj. Opera histori do të jetë një gërshetim harmonik me projektin tjetër të rëndësishëm “Edukimi përmes Artit”.

Shih në Facebook

- “Eja këndo me ne” – titullohet projekti i cili do të realizohet nga koristet dhe dirigjenti i korit të TKOB me femijët e shkollave 9-të vjeçare.

“Si tingulli i parë muzikor zëri mbetet edhe sot i pakonkurueshëm. Ky tingull i magjishem merr një fuqi të jashtëzakonshme kur bashkohet me zëra të tjerë dhe këndojnë në kor. Nëse asnjëherë nuk ke patur guzimin të shprehesh lirshëm me zërin tënd, të mposhtësh ndrojtjen e të zësh miq të rinj, eja këndo me ne, që të kuptosh se kori është magji.”
Kjo do të jetë motoja e këtij projekti të rëndësishëm, i cili organizohet nga TKOBAP për herë të parë, me publikun e vogël.

Ky projekt do të bëjë të mundur njohjen e figurës së mjeshtrit të madh Jakova, dhe veçanërisht të koraleve të operas SKENDERBEU, me të cilat do të organizohet dhe një konkurs mes koreve të shkollave 9-vjeçare.

Në këtë kuadër do të përgatiten dhe do të botohen libra dore (handbook), që do të përmbajnë koralet e operas “Skenëderbeu” nga Prenk Jakova për të vazhduar më pas dhe me mjeshtrat e tjerë të muzikës shqiptare.

Shih në Facebook

TKOABAP do të ngrejë ʺKomitetin e Festimeveʺ,në të cilin do të marin pjesë artistë dhe akademikë ,përfaqësues të bashkisë Shkodër dhe Tiranë si dhe familjarë të familjes Jakova.

– Ky vit shënon edhe përvjetore të mëdha mjeshtrash të tjerë si: 90-vjetori i themesluesit të sinfonise shqiptare , “Artistit të popullit”- Cesk Zadejë, vepra e të cilit do jetë shumë e rëndësishme në sezonin artistik të këtij viti.

2- Opera on-tour / Shtaqje të Operave dhe baleteve dhe Ansamblit në qytete të ndryshme të vendit si Shkodër, Vlorë, Elbasan, Fier, Durrës,Kavajë, Korçë, Pogradec, Pukë, Gjirokastër etje.

– Për herë të parë pas 31 vjetësh, që prej vitit, TKOBAP performon nëpër qytetet e Shqipërisë me vepra operistike dhe baleti. Kujtojmë që hera e fundit e daljes në turne e trupës së TOB ka qënë me operat “Borana” në Kukës dhe Bajram Curr, dhe “La Traviata” e vënë në qytetin e Fierit dhe Vlorës ne vitin 1986.

3- Opera open-air (shfaqje të TKOBAP në sheshe të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit) per herë të parë pas 31 vjetësh, që prej vënies në teatrin veror të Tiranës, në vitin 1986 të operave “Borana” dhe “La Traviata”.

Shih në Facebook

Njëkohësisht një nga shtyllat kryesore të këtij kalendari do të jetë dhe udhëtimi i operas shqiptare jashtë kufijve shqiptar,në shtete si Kosovë , Maqedoni,Itali, France, Greqi etj.

Këtë sezon artistik shpallim dhe sponsorin tonë kryesor Albtelecom
ALBtelecom do të jete sponsor i përgjithshëm i TKOB për 2017
Gjatë 2017, TKOB nuk është i vetmi institucion kulturor me të cilin ALBtelecom bashkëpunon
ALBtelecom përmes këtyre nismave kontribuon ndjeshëm në rritjen e cilësisë së jetës kulturore të qytetarëve të vendit

ALBtelecom do te jetë sponsor i përgjithshëm i te gjithë aktivitetit artistik të TKOB për vitin 2017. Kjo kompani ka kontribuuar ndjeshëm në zhvillimin e jetes sociale dhe kulturore të vendit. Vetem kete vit ALBtelecom po bashkepunon me institucionet kryesore kulturore ne vend si eshte TKOB apo Galeria Kombetare e Arteve, ku ne kete te fudnit ALBtelecom ka mbeshtetur realizimin e Ekspozites se Kryeveprave te Artit Italian te viteve 1900. Permes ketyre nismave te njepasnjeshme ALBtelecom synon te promovoje artin dhe kulturen jo vetem ne kryeqytet, por ne te gjithe Shqiperine, duke percjelle edhe mesazhin se per kete kompani njerezit jane te paret.

#Mejuteparet eshte dhe slogani ( brand tagline) qe shoqeron komunikimin e kompanise gjate vitit 2017.

Shih në Facebook