scala1 scala2

Drejtoresha e Përgjithshme e Akademisë se Teatrit “La Scala”, Luisa Vinci dhe ekipi i saj vizitojnë Teatrin Kombëtar te Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Platforma për menaxhimin e ri të Teatrit të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe rikonstruksioni i godinës, janë dy shtyllat ku mbeshtetet Teatri i sё Nesёrmes i Operas e Baletit.

Në këtë kuadër, pas anëtarësimit të Teatrit të Operas në organizaten “Opera Europa”, si dhe pas vendosjes së kontakteve e modaliteteve të bashkëpunimit me teatro të tjerë të rajonit e më gjerë, vjen bashkëpunimi me i ri, që është Akademia e Teatrit të La Scalas.

Shih në Facebook

scala3 scala4

Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP Znj. Zana Çela dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Akademisë La Scala Znj. Luisa Vinci në një konferencë për shtyp përpara mediave.

Jemi vetëm në fazën e parë të një bashkëpunimi të gjatë që do të nis ndermjet dy teatrove, qëllimi i të cilit është ti ofrojë publikut, Teatrin e Operas 2020, në nivelin e ambicieve të inovacionit të Europës 2020.

Shih në Facebook

scala5 scala6

Takimit me delegacionin e Akademisë “La Scala” i bashkohen tani disa përfaqësues nga partnerët strategjik dhe financues të ketij projekti të cilët janë: Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës, Cooperazzione Italiana, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.

Shih në Facebook

scala7

Po ndodh tani takimi ne zyren e Ministres se Kultures, Znj Mirela Kumbaro me delegacionin e Akademise se Teatrit alla Scala, kryesuar nga Drejtoresha e Pergjithshme e Akademise, Znj, Luisa Vinci.

Shih në Facebook