Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (TKOBAP) njofton si më poshtë:

Më qëllim të plotësimit të vendeve vakante në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë përkatësisht: Korist i Kategorisë së Parë, do të mbahet audicion në datën 22.12.2017ora 11:00 në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë e Kulturës .
Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesmarrje, për këto vende vakante duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit, në datën 15.12.2017 ora 10:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrim si më poshtë vijon;

Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)
1. Të ketë kryer studimet e larta ( bachelor) në degën e Kantos, brenda ose jashtë vendit.
2. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuar.
3. Fotokopje e dokumentit të identitetit
4. Një kopje të Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e çertifikuar)
5. Dokumentacionin e nevojshëm për vërtetimin e aktivitetit artistik ndër vite.
6. Të ketë njohuri minimumi të dy gjuhëve të huaja

Kriteret e veçanta të kualifikimit për vendin vakant: Korist kategoria e parë zëri (soprano dhe bariton) si vijon:

 Dy arie nga operat sipas dëshirës së kandidatit, ku njëra të jetë në gjuhën shqipe.
 Kandidati përveç dy operave të përshkruara më sipër, duhet të përzgjedhë për konkurim edhe një arie antike.
 Shtrirja vokale (vokalizë) dhe lexim a prima vista.
 Pjesë korale.

Programi artistik:

“G.Verdi – Akt II. Gran Finale Secondo faq.108-144 ( për zërat tenor dhe bass/baritone mund të zgjedhin partin e popullit ose të priftërinjëve.)

G.Bizet –“Les Pecheurs des perles”
Akt II – Quelle voix nous appelle?

Carmen
Akt I
Nr.2 Scene and chorus-Sur la plase, Chacun passé ( T/B.bar)
Nr.4 Chorus of sigarette girls(S/A)

Akt IV
Nr 27 –Final Chorus-Viva Viva La course est bele ( S,A,T,B)
J .Brahms –Eine Deutches Requiem op.45 nr.4 Wie liblich sind deine Wohnungen

Shih në Facebook