Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në mbështetje të Statutit të miratuar me urdhër Nr.166 datë 27.04.2015, të Ministrit të Ministrisë së Kulturës si dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (TKOBAP) njofton si më poshtë:

Më qëllim të plotësimit të vendeve vakante në Drejtorinë e Operas dhe Filarmonisë, përkatësisht: Solist i Dytë Lirik dhe Solist i Tretë Lirik, do të mbahet një audicion në datën 27.11.2017 ora 11:00 në sallën “Tefta Tashko Koço” pranë Ministrisë e Kulturës.

Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesëmarrje, për këto vende vakante, duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të TKOB deri në datën 14.11.2017 ora 10:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrim si më poshtë vijon:

Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)

1. Të ketë kryer studimet e larta (bachelor) në degën e Kantos brenda ose jashtë vendit.
2. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuar.
3. Në rast se konkurenti ka studiuar jashtë vendit një kopje të diplomës së çertifikuar ose vërtetim për njohjen e saj, të noterizuar)
4. Fotokopje e dokumentit të identitetit
5. Një kopje të Curriculum Vitae bashkëngjitur me Foto, (veprimtaria e 2 viteve të fundit e çertifikuar)
6. Dokumentacionin e nevojshëm për vërtetimin e aktivitetit artistik ndër vite.
7. Të ketë njohuri minimumi të dy gjuheve të huaja (italisht,frëngjisht).

Kriteret e veçanta të kualifikimit për vendin vakant: Solist kategoria II zëri (Mezzosoprano).si vijon:

 Kandidati duhet të ketë 3 deri në 5 role të interpretuara në skenë. Rolet mund të jenë të kategorisë së parë të teatrit Italian,Verdi, Puccini e Rossini, Shek XVIII e XIX dhe operete.
 Të ketë prezencë të mirë skenike dhe aftësi interpretuese.
 Të ketë shtrirje vokale të paktën 2 oktava.
 Të jetë njohës i mirë i solfezhit dhe leximit a prima vista
 Të zotërojë legaton e axhilitetin
 Kandidati për vendin vakant, solist kategoria e II duhet të ketë experience nga 5 deri në 10 vite, experience si këngëtar lirik.

Programi artistik për Solist kategoria e Dytë:

“Carmen” kryerol e gjithë opera “Carmen”
2 ( dy) ariet e “Eboli” nga opera “Don Carlo”
1 (një) arie antike

Kriteret e veçanta të kualifikimit për vendin vacant, Solist kategoria e III , zëri: soprano,tenor , baritone, bass, si vijon:

 Të ketë prezencë të mirë skenike dhe aftësi interpretuese.
 Të ketë shtrirje vokale të paktën 2 oktava.
 Të jetë njohës i mirë i solfezhit dhe leximit a prima vista
 Të zotërojë legaton e axhilitetin

Programi për Solist kategoria e Tretë:

Vokaliteti Soprano 2 ( dy) nga rolet midis këtyre 3 ( tre) titujve;
Roli komplet i “Leila”-së nga Opera “Perles de pêcheurs”
Roli komplet i ”Micaela”-s nga opera “Carmen”
Roli komplet i “Violetta”-s nga Opera “La Traviata”.

Vokaliteti Tenor 2 ( dy) nga rolet midis këtyre 3 ( tre) titujve;
Roli komplet i “Taminos”-s i gjithë nga Opera “Die Zauberflute”
Roli komplet i “Alfredos”-s nga Opera “La Traviata”
Roli komplet i “Nemorino”-s nga Opera “L’lesir d’amore”.

Vokaliteti Baritone 2 ( dy) nga rolet midis këtyre 3 ( tre) titujve;
Roli komplet i “Papageno” i gjithë nga “Opera “Die Zauberflute”
Roli komplet i “Escamillo” i gjithë nga Opera “Carmen”
Roli komplet i “Figaro” i gjithë nga Opera “Barbiere di Siviglia”.

Vokaliteti Bass 2 ( dy) nga rolet midis këtyre 3 ( tre) titujve;

Roli komplet i “Sarastro” i gjithë nga “Opera “Die Zauberflute”
Roli komplet i “Don Basilio” i gjithë nga Opera “Barbiere di Siviglia”
Roli komplet I “Nourabad” i gjithë nga Opera “Perles de pêcheurs”.

Suksese!

Shih në Facebook