Në zbatim të “Urdhërit të Kryeministrit nr.140, datë 28.03.2014” Për miratimin e strukturës dhe të organikës të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor , Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003”, “Për rregullat e etikës në administratën publike”, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, shpall konkurrimin për një vend të lirë pune përkatësisht:

1 ( një ) vend në Drejtorinë e Produksionit Skenik
Specialist
II . Specialist

Kandidati konkurent për pozicionin e punës Specialist pranë Drejtorisë së Produksionit Skenik duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme.

 Të ketë përfunduar studimet e larta në degën e Pikturës ( ciklin e plotë të studimeve bachelor + master ose diplomen ekuivalente me to).
 Të këtë notë mesatare të studimeve universitare mbi 8
 Të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet me specialitet Piktor
 Të njohë programet bazë kompjuterike për imazh dhe dizajn.
 Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
 Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe të jetë i aftë për të punuar në grup dhe nen presion.
 Të realizojë aplikimin në proçes të idese regjizoriale.
 Të njohë dhe të përdorë programe kompjuterike për prodhimin e imazhve dhe dizajnit.
 Të ketë aftësinë që të realizojë në telajo dhe në materiale të tjera idenë e dhënë nga regjizori i shfaqjes duke qëndruar korrekt në elementet e paraqitur nga Regjizori .
 Të zbatojë udhëzimet e Drejtorise së Produksionit për të krijuar pune grupi të suksesshme në çdo aktivitet.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion pranë (sekretarisë së T.K.O.B.A.P.)

 Kërkesë më shkrim për pozicionin e punës së shpallur
 Curriculum Vitae
 Diplome dhe lista e notave e noterizuar
 Dëshmi penaliteti
 Raport mjeko –ligjor
 Referencë pune të mëparshme
 Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj
 Fotokopje të librezës së punës
 Dokument identifikimi ( karte identiteti ose pashaporte)
 Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
 Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’ kualifikim të kandidatit.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nepërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejpërdrejta.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP ( zyra e protokollit) në datë 08.05.2017 si edhe në adresën sekretaria@tkob.gov.al. Pas verifikimit të dokumentave të kërkuara, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e kerkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të web-it të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor si dhe ne faqen zyrtare të facebook, të TKOBAP.

Suksese