Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Populllor në mbështetje të Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (TKOBAP) njofton si më poshtë:

Më qëllim të plotësimit të kastit për nevoja të vënies në skenë të operas “Madama Butterfly“ do të mbahet audicion në datën 14.04.2017 ora 11 :30 tek Salla Tefta Tashko Koço pranë Ministrisë së Kulturës.

Të gjithë ata artistë të jashtëm të interesuar për pjesmarrje në këtë projekt artistik duhet të dorëzojnë pranë zyrës juridike në datën 06.04.2017 ora 11:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrim si më poshtë vijon;

Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)

  1. Të ketë kryer studimet e larta ( bachelor+ master ) në degën e Kantos  brenda ose jashtë vendit.
  2. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuar.
  3. Curriculum Vitae
  4. Fotokopje e dokumentit të identitetit

 

Programi për operan “Madama Butterfly:

Cio Cio San:

Un bel dì vedremo

Tu, tu, tu piccolo Iddio

 

Pinkerton:

Dovunque al mondo

Addio fiorito asil

 

Cio Cio San – Pinkerton:

Viene la sera. Bimba dagli occhi pieni im alia. Vogliatemi bene, un bene piccolino.

 

 

Pjesëmarrësit që do të vlerësohen me pikët maksimale, do të angazhohen sipas nevojave të institucionit në këtë projekt artistike .