Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statusit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (TKOBAP) njofton si më poshtë:

Ne vijim te kalendarit artistik Shtator- Dhjetor 2017-të, TKOBAP do te mbajë një audicion, në datën 01/11/2017 për koristë shtesë për zërat: Soprano, mezzosoprano, tenore, bass/baritone. Audicioni zhvillohet tek Salla e Korit në godinën e TKOB, pranë Alba Film, ish Kinostudio.

Të gjithë ata artistë të jashtëm të interesuar për pjesëmarrje në projektet artistike të sezonit ne vijim, duhet të dorëzojnë pranë zyrës juridike deri në datën 30/10/2017 – ora 11:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrimin si më poshte vijon:

Kriteret e përgjithshme (dokumentacioni)
1.Curriculum Vitae
2.Fotokopje e dokumentit të identitetit

Programi:
1. Shtrirja Vokale ( Vokalise)
2. Nje arie e perzgjedhur nga vete kandidati.
3. Per zerat Soprano dhe Alto

– La Traviata
Akt II
•Si ridesta in ciel l’aurora
•Coro di zingarelle

– Die Zauberflote
Finale Akt I
•Presto Wen Tugend und Gerechtigkeit
Finale Akt II
•Heil sei euch Geweihten!

4. Zërat Tenor dhe B/baritone
– La Traviata
•Si ridesta in ciel l’aurora
•Coro di Matadori

– Die Zauberflote
Finale Akt I
•Presto Wen Tugend und Gerechtigkeit
Akti II
•Chor der Priester – O Isis und Osiris

Pjesëmarrësit që do të vlerësohen me pikë maksimale, do të angazhohen sipas nevojave të institucionit, në projektet e sezonit Shtator – Dhjetor 2017.

Ju mirëpresim!

Shih në Facebook