Teatri Kombëtar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor në mbështetje të Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (TKOBAP) njofton si më poshtë:  Për realizimin e kalendarit artistik për periudhën Shtator – Dhjetor 2017 të TKOBAP  do të mbahet audicion në datën 06.09.2017 për koriste shtesë për zërat: Soprano, mezzosoprano, tenore, bass/baritone.  Audicioni do të zhvillohet tek Salla e Korit në ndertesën e Alba Film në orën 14:00.

Të gjithë ata artistë të jashtëm të interesuar për pjesmarrje në këto projekte artistike duhet të dorëzojnë pranë  zyrës së protokollit të institucionit deri në datën 03.09.2017 ora 11:00 dokumentat origjinale ose fotokopje për regjistrimin si me poshtë vijon:

Kriteret e pergjithshme( dokumentacioni)

  1. Curriculum Vitae
  2. Fotokopje e dokumentit te identitetit

 

Programi Artistik :

  1. Shtrirja Vokale ( Vokalise)
  2. Dy arie të përzgjedhura nga vetë kandidati.
  3. Peshkatarët e Perlave/ Acte I – Introduction ( A) Choeur

Pjesmarrësit që do të vlerësohen me pikë maksimale, do të angazhohen sipas nevojave të institucionit në projektet e sezonit Shtator – Dhjetor 2017.

Suksese