1 2 3 4

Mbrëmja e djeshme startoi më OPERA HISTORI, me koncertin vokal-simfonik në kuadër të 70-të vjetorit të lindjes së dirigjentit Ermir Krantja.

Një koncert i cili u nderua nga personalitete, përfaqësues të trupit diplomatik në vend, figura të njohura të muzikës shqiptare, artistë, veteranë të muzikës operistike shqiptare, si dhe publiku artëdashës i kryeqytetit, të cilët mbushën sallën e Katedrales Orthodhokse në Tiranë. Ishte e jashtëzanoshme dhe bekim, për këtë nisje të rëndësishme, prezenca e Fortlumturisë së tij, Kruepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof.Dok Anastas Janullatos.

Në shtëpinë e Zotit, Katedralen Orthodhokse në Tiranë, publiku rezervoi duartrokitje të pandalshme që në hapjen e koncertit.

Shih në Facebook