Në kuadër të projektit “Edukimi përmes Kulturës” trupa e baletit e Teatrit, Kombëtar të Operas ,Baletit dhe Ansamblit Popullor, vuri sot në shkollën “Ali Demi” pjesë nga baleti “La Sylphide”.

Program ishte ndërtuar në formën e një ore të hapur mësimore për të nxitur kështu interesimin e të rinjeve për të marrë pjesë në jetën artistike kulturore. Fillimisht u shpjegua sinopsi i veprës, ku nxënësit u angazhuan duke iu përgjigjur pyetjeve rreth sinopsit dhe taktikave bazë të baletit.

Më pas trupa e baletit interpretoi pjesë nga baleti La Sylphide” duke u ndjekur me vemenndje nga spektatorët e vegël e duke u duartrokitur gjatë.

Shih në Facebook

Në kuadër të projektit “Edukimi përmes Kulturës”, trupa e baletit të TKOBAP viziton shkollën “Ali Demi”