“Edukimi përmes Kulturës”

Të gjithë trupat artistike janë të impenjuara maksimalisht për të përcjell edukimin me artin dhe kulturën tek brezat e rinj duke organizuar aktivitete te ndryshme në shkollat 9 vjecare.

Trupa e baletit e TKOB organizoi sot në ambientet e shkollës “Avni Rustemi” një workshop me nxënësit e kësaj shkolle. Fillimisht nxënësve iu shpjeguan disa nga teknikat bazë të baletit klasik dhe rëndësia që angazhimi në një nga fushat e artit dhe kulturës ka për formimin intelektual të një individi.

Trupa e baletit më pas interpretoi për ta baletin “La Sylphide”. Performancë e cila u duartrokit gjatë nga publiku i vogël.

“Edukimi përmes Kulturës” në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor mundësohet nga Raiffeisen Bank. #RaiffeisenBank

Shih në Facebook

Në kuadër të projektit “Edukimi përmes Kulturës”, trupa e baletit të TKOB viziton shkollën “Avni Rustemi”