Vijojnë aktivitetet në kuadër të projektit “Edukimi përmes kulturës” me trupat e TKOBAP.

Sot trupa e Ansamblit Popullor zhvilloi në ambjentet e shkollës “Hasan Prishtina” një orë të hapur mësimore me nxënësit e kësaj shkolle. Artistët shpjeguan për të rinjtë vlerat e folklorit të kultivuar shqiptar si dhe performuan përpara tyre pjesë nga repertori i folklorit shqiptar.

Interesi i të rinjve ishte maksimal duke u bërë pjesë e performancës së trupës së Ansamblit Popullor dhe duke i duartrokitur gjatë ata.

Shih në Facebook

Në kuadër të projektit “Edukimi përmes kulturës” , trupa e Ansamblit Popullor viziton shkollën “Hasan Prishtina”