“Edukimi përmes Kulturës”

Pas suksesit të projektit pilot “Eja këndo me ne 1”, projekt i sjellë nga kori i TKOBAP, nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi në kuadër të “Edukimit përmes Kulturës” rinis sot në sallën e Muzeun Historik Kombëtar projekti “Eja këndo me ne 2”, pjesë e të cilit janë 10 shkolla 9 – vjecare të cilat do të marrin njohuritë bazë mbi operan si dhe do të njihen me elementët bazë të korit si një nga përbërësit kryesor të gjinisë operistike.

Shih në Facebook

Po ndodh tani në Muzeun Historik Kombëtar prezantimi i projektit pilot “Eja këndo me ne 2” për nxënësit e 10 shkollave 9-vjecare.

Programi i këtij projekti është ndërtuar në formën e një bashkëbisedimi midis nxënësve të shkollave, koristëve dhe dirigjentit Dritan Lumshi për kuptuar kështu njohuritë që të rinjtë kanë për operan si dhe për të nxitur më shumë interesin e tyre drejt artit elitar.

Pjesë e aktivitetit të sotëm është edhe shkolla fituese e projektit “Eja këndo me ne 1″ për të ndarë me pjesëmarrësit e rinj në këtë projekt experiencën e tyre.

Kori i TKOB së bashku me korin e fëmijeve dhe solistin Armando Likaj interpretuan për të rinjtë pjesëmarrës disa nga ariet më të njohura të operas “Carmen” duke e konkretizuar shpjegimin dhe bashkëbisedimin në performancë.

Në vazhdim të këtij projekti nxënësit e 10 shkollave të përzgjedhura do të trajnohen nga korisët e TKOBAP për mënyrën e të kënduarit në kor.

Shih në Facebook

Në kuadër të projektit “Edukimi përmes Kulturës”, rinis projekti “Eja këndo me ne 2” në sallën e Muzeut Historik Kombëtar