“Edukimi përmes Kulturës” është prioritet për të gjithë trupat e TKOBAP prandaj dhe aktivietet e realizuara në kuadër të këtij projekti janë të shumta.

Kuinteti i frymës i TKOB zhvilloi në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit” një orë mësimore në kuadër të “Edukimit përmes Kulturës” duke informuar të rinjtë për instrumentat muzikorë e më pas duke performuar për ta.

Edukimi i hershëm i fëmijëve me muzikë, i bën ata të përparojnë më të sigurtë në karrierën e tyre të mëtejshme dhe madje të rrisë nivelin e përgjithshëm të inteligjencës së tyre.

“Edukimi përmes Kulturës” në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor mundësohet nga Raiffeisen Bank. #RaiffeisenBank

Shih në Facebook

Në kuadër të projektit “Edukimi përmes Kulturës”, kuinteti i frymës i TKOBAP viziton shkollën “Lidhja e Prizrenit”