“Edukimi përmes Kulturës”

Vijojnë aktivitetet në kuadër të projektit të ” Edukimit përmes Kulturës”

Kuarteti i harqeve i TKOBAP zhvilloi sot me nxënësit e shkollës “Siri Kodra” një orë të hapur mësimore duke u prezantuar atyre fuksionimin e një orkestre, instrumentat bazë të saj dhe harmonizmimin e tyre. Më pas shpjegimi u konkretizua me një performacë, ku u luajtën disa nga pjesët më të njohura të literaturës botërore.

Të rinjtë ndoqën me vëmendje programin dhe duartrokitën gjatë performancën e formacionit të harqeve.

“Edukimi përmes Kulturës” në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor mundësohet nga Raiffeisen Bank. #RaiffeisenBank

Shih në Facebook

Në kuadër të projektit “Edukimi përmes Kulturës”, kuarteti i harqeve i TKOBAP viziton shkollën “Siri Kodra”