ad1 ad2 ad3 ad4 ad5

Në kuadër të “Edukimi përmes Artit” sot trupa e baletit e TKOBAP, kanë performuar në ambientet e shkollës “Ali Demi” pjesë nga shfaqja e baletit “Arrëthyesi”.

Pasi ju shpjegua sinopsi i vepres, nxenesit ndoqen performacen e trupës së baletit, e cila u pëlye dhe u duartrokit gjatë nga fëmijët, të cilët shfaqën një interesim të madh duke pyetur me pas, lidhur me sinopin e këtij baleti.

Baleti “Arrëthyesi” përfaqëson në një nga shfaqjet më të bukura në historinë e baletit. “Arrëthyesi” është një përrallë mes ushtarëve, lodrave, ëmbëlsirave, pemës së Krishtlindjeve, flokëve të dëborës, luleve, vallëzimit, minjve të këqinj, Princit të kaltër dhe Zanës. Është një balet që magjeps fëmijët dhe të rriturit, për këtë është shfaqja më e dashur në botë gjatë sezonit të festave.

Shih në Facebook