kon1 kon2 kon3 kon4

Hapja e koncertit u bë nga drejtoresha e përgjithshme e TKOBAP, Zana Çela, e cila pas fjalës përshëndetëse ftoi në skenë dirigjentin Ermir Krantja. Mes emocioneve të mëdha dhe duartrokitjeve të forta nga publiku, mjeshtri Krantja u shpreh i lumtur për rikthimin e tij në skenën shqiptare dhe në shtëpinë e tij, siç ai e quajti TKOBAP.

Ishte “Vallja sllave nr.1” nga DVORAK, e ekzekutuar nga orkestra simfonike e TKOBAP, shoqëruar më pas nga “Aria e Damjanit” shkëputur nga opera “Skënderbeu” interpretuar nga Klodjan Kaçani dhe në përfundim të pjesës së parë të programit , “Ngjura shqiptare”, 6 momente për flaut dhe orkester nga Ermir Krantja, interpretuar në flaut nga Jonela Golemi dhe shoqëruar nga orkestra, elektrizuan publikun të cilët nuk rreshtën së duartrokituri.

Një mbrëmje e cila ishte një magji për këdo që ishte në sallën e “Qendrës kulturore” të Katedrales Orthodhokse në Tiranë.

Shih në Facebook

kon5 kon6 kon7

Programi i koncertit vokal-simfonik dirigjuar nga Ermir Krantja ishte zgjedhur me kujdes. Një program i cili u duartrokit parreshtur nga publiku në sallë. Pjesa e dytë e programit solli në skenë solisten Enkelejda Kamani, e cila interpretoi “Arien e Mikaelës”, shkëputur nga opera “Carmen” e G.Biset.

Orkestra simfonike e TKOBAP ekzekutoi mjeshtërisht valsin e shkëputur nga baleti “Bukuroshja e fjetur” e P.CAJKOVSKI.
Publiku u entuziazmua akoma dhe më shumë me “Habanera” interpretuar nga Vikena Kamenica, shkëputur nga opera “Carmen” e Biset. Më pas orkestra dhuroi një interpretim brilant të “Valle sllave nr.8” nga DVORZHAK.

Ishte fare e thjeshtë të rrëmbeje duartrokitjet e publikut, pasi niveli i lartë interpretativ i orkestrës dhe solistëve të TKOBAP pushtoi skenën. Jo pak herë performancat u ndërprenë nga duartrokitjet dhe brohorimat, të cilat në 70-të vjetorin e lindjes së mjeshtrit Krantja, ishin dhurata më e bukur për të.

Shiko në Facebook

kon8 kon9 kon10

Pjesa e fundit e programit rezervoi performancat e Enkelejda Kamanit me “Je veux vivre” shkëputur nga opera “Romeo dhe Juliette” e Gounod. Overturën, Die Fleidermaus e Shtraus ekzekutuar nga orkestra e TKOBAP. Baritoni Armando Likaj u ngjit në skenë me “Couplet” shkëputur nga opera “Carmen” e Biset, për tu mbyllur me “Bachanale-n” e famshme shkëputur nga “Samson e Dalila” e Saint-Seans”.

Në fund mjeshtri Ermir Krantja kishte rezervuar një surprizë për të gjithë publikun në sallë. Ai prezantoi projektin e tij më të ri të realizuar me orkestrën e Rait. Dirigjenti Krantja ka dirizhuar orkestrën e Rai gjatë regjistrimit për kolonat zanore të serialit italian “Sorele”, i cili do të ketë premierën në 9 mars.

Pas përfundimit të koncertit e gjithë salla u ngrit në këmbë duke duartrokitur gjatë artistët e skënës operistike shqiptare, të cilët nën dirigjimin e mjeshtrit Ermir Krantja hapën siparin e kalendarit artistik të vitit 2017-të.

Shih në Facebook