fk1 fk2 fk3

Lamtumirë dirigjenti, Fiqiri Kraja!

Fiqiri Kraja, njeriu me temperamentin e qetë, sigurinë e madhe dhe mjeshtri që hodhi bazat e perkusionit shqiptar, dirigjenti i TKOB për 14 vite me radhë, u shua në moshën 81 vjeçare.

Dirigjenti Kraja u lind në 21 korrik të vitit 1936 në një familje me tradita muzikore.Pas studimeve të para në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ai punoi si klarinetist pranë bandës së ushtrisë, e më pas në Ansamblin e Ushtrisë. Në vitin 55-59 futet në orkestrën e TKOB ku luan oboe dhe corno.

Fiqiri Kraja është i pari instrumentist i perkusionit në Shqipëri, studimet mbi të cilin i mori në Konservatorin e Sofjes në Bullgari, për ti vijuar më pas në Konservatorin e Tiranës në klasën e dirigjentit, Mustafa Krantja.

Nga viti 1966 deri në vitin 1980 ai ju dedikua me mish dhe me shpirt punës si dirigjent i TKOB, për 14-të vjet me radhë. Kontributi i tij do të ishte i pashlyeshëm si pedagog pranë Institutit të Lartë të Arteve dhe dirigjent i orkestrës simfonike të këtij institucioni dhe njëkohësisht i orkestrës së Liceut Artistik.
Ai do të mbetet në memorien e të gjithëve atyre që e njohën, punuan dhe jetuan me të.

Fiqiri Kraja do të mbahet mend gjithmonë për marrëdhëniet e drejta me bashkëautorët e shfaqjeve, kolegët dhe trupat artistike që ai drejtoi e punoi. Dirigjent me temperament të qetë, i sigurt në partiturën që ai drejtonte. Njeriu me zemër të madhe dhe muzikanti që thodhi themele të forta në muzikën operistike shqiptare.

Shih në Facebook