VIA CRUCIS

Koncert Holl, datë 8 Nëntor, Ora 19.00, me pjesëmarrjen e korit të TKOB-së, Dirigjent Kori: Dritan Lumshi, Pianist: Thansas Paskali. Solistë: Shpresa Beka, Edvin Kastrati, Ogert Islami, Rezarta Qevani, Erlind Zeraliu, Ina Gaqi.

Via Crucis ka patur fatin e atyre veprave të cilat nuk janë ekzekutuar gjatë kohës që kompozitori ka qënë gjallë, gjithashtu  mbeti e pabotuar gjatë jetës së Liszt-it. Performanca e parë u mbajt në Budapest në vitin 1929, realizuar nga kompozitori Artur Harmat, Profesor i Muzikës Kishtare në Akademinë Liszt.

Franz Liszt e filloi Via Crucis në 1866, kur ai jetonte  pranë Koloseut në Kishën e Santa Francesca Romana dhe e përfundoi në Villa d’Este në verën e vitit 1878. Dorëshkrimi i Liszt-it është në tre versione, një korale, një për organo solo dhe një për piano solo. Kompozimi i  F. Liszt mban datën 26  Shkurt 1879 Budapest.

Me “Via Crucis” Liszt ka bërë një përshkrim në  udhëtimin e mundimshëm të Krishtit duke mbajtur kryqin, të ndarë në katërmbëdhjetë faza ose stacione, siç ai i quan në vepër. Ky përshkrim përbëhet nga meditime  në çdo skenë, zakonisht në formën e lutjeve dhe të të kënduarit. Via Crucis (1866-1878) është një punë e jashtëzakonshme e Liszt.