FTESE KONCERT poster

Datë 14 Tetor 2016, Ora 19.00, Hyrja e Lirë

Stabat Mater
G.B.Pergolesi

Litanies à la Vierge noire
F.Poulenc
Interpretojnë:
Emiljana Palushaj (soprano)
Ivana Hoxha (mezzosoprano)
Kori femëror i TKOBAP
Koncertmaestër: Etrita Ibrahimi
Dirigjent Kori: Dritan Lumshi

Kori i përbërë nga:
Soprano: Roza Topi, Ermira Dauti, Mimoza Agolli, Klodjana Bocka, Elda Koçibelli, Silvana Balla, Egla Shkurti, Sofika Kola, Enkelejda Helshani, Atea Aliko, Rezarta Qevani.
Alto: Majlinda Laska, Enkelejda Katroshi, Irena Saraci, Ina Gaqi, Majlinda Havale, Enkelejda Dama, Shamsah Gega, Sonila Hoshafi.
G.B.Pergolesi
Giovanni Battista Pergolesi (1710 – 1736) kompozitor e instrumentist italian ka kompozuar krahas veprave operistike e instrumentale edhe vepra muzikore fetare. Një ndër këto vepra është dhe “Stabat Mater”, e cila është një vepër muzikore me karakter fetar e shkruar në vitin 1736, dy muaj para vdekjes së tij. Kjo është puna e fundit e Pergolezit që vdiq në moshën 26 vjeçare nga tuberkulozi.
“Stabat Mater” është shkruar për dy zëra, Soprano dhe Alto. Versione të ndryshme sjellin një ndërthurje midis solistëve dhe korit femëror. “Stabat Mater” është krijuar si një kantatë italiane e shekullit të tetëmbëdhjetë që përmban arie dhe duete dhe zgjat rreth 30 minuta. Versioni i Pergolezit është i shkurtër dhe konçiz, kompakt por në të njëjtën kohë nuk është hequr dorë nga struktura tradicionale, pavarësisht nga konceptet harmonike dhe të ëmbla të përvojave të reja të kohës dhe trendet e muzikës së shkollës napolitane dhe Europiane. “Stabat Mater” korri një sukses të menjëhershëm dhe preku gjithë botën, sikur muzika e kompozitorit të ri të arrinte t’ju fliste të gjithëve, me thjeshtësinë e saj kombinuar me një shumëllojshmëri stilesh që të bën të kuptosh se ku mund të arrinte kompozitori i ri sikur sëmundja e rëndë të mos e kishte marrë aq shpejt. Një muzikë ku është eleminuar çdo lloj virtuoziteti i tepruar. Çdo gjë shoqëron këndimin dhe është në funksion të shkëlqimit të zërave femëror. Që në introduksion shpaloset një klimë prekëse dhe melankolike, muzika merr jetë, famë, lartësohet në art e duket sikur dallon fytyrën me lot të Madonës përpara Jezu Krishtit. “Stabat Mater” konsiderohet si testament shpirtëror i Pergolesit dhe një nga krijimet më të famshme të muzikës së shenjtë (fetare) të Pergolesit e cila u bë më e njohur e popullore pas vdekjes së tij.

Stabat Mater
Stabat Mater është e përbërë nga 12 kohë të cilat variojnë shumë në karakter. Secila nga kohët është relativisht e shkurtër, ku të gjitha së bashku kanë një kohëzgjatje prej gati 30 minutash.

Stabat mater dolorosa (Très calme)
Cujus animam gementem (Allegro molto–Très violent)
O quam tristis (Très lent)
Quae moerebat (Andantino)
Quis est homo (Allegro molto—Prestissimo)
Vidit suum (Andante)
Eja mater (Allegro)
Fac ut ardeat (Maestoso)
Sancta mater (Moderato–Allegretto)
Fac ut portem (To. de Sarabande)
Inflammatus et accensus (Animé et très rythmé)
Quando corpus (Très calme)

 

F. Poulenc (Litanies à la Vierge noire)

Francis Poulenc (7 Janar 1899 – 30 Janar 1963) pianist dhe kompozitor francez, e kompozoi këtë pjesë nisur nga një episod tragjik dhe nga një eksperiencë personale që do të shënjonte besimin e tij. Në gusht të 1936 Puolenc mëson lajmin e vdekjes së një kolegut të tij, i cili edhe pse nuk ishte mik i ngushtë i kompozitorit e la në gjendje shpirtërore të trazuar. Sic do pranonte edhe vetë ai me vonë “kishte shumë vite që isha larguar nga feja por vdekja e Ferroud më zgjoi në një farë mënyre dhe më bëri të përqafoja sërisht jetën shpirtërore”
Mikesha e tij Yvonne Gouverné do të dëshmonte se:  “ne hymë në një kishë të vogël në të cilën qëndronte statuja e Virgjëreshës e gdhendur në gurë të zi” ,po të njëjtën ditë ai filloi të kompozonte një pjesë muzikore me tekst nga “Litanies à la Vierge noire” dhe në shtatë ditë e përfundoi duke prezantuar një pjesë për kor femëror dhe organo që do të cilësohej nga Poulenc si “një lutje prekëse për përulësi, me entuziazëm dhe devocion njerëzor”.

Dritan Lumshi(Dirigjent Kori)

Ka nisur studimet e tij për Violinë në Liceun Artistik Jordan Misja dhe më pas ka përfunduar studimet për dirizhim simfonik dhe koral pranë Akademisë së Arteve në 2004 me rezultate të shkëlqyera dhe Master në Muzikologji në 2007. Që prej vitit 2007 është Dirigjent i Korit të TKOBAP. Ka drejtuar korin e TKOBAP në shumë vepra si dhe ka drejtuar shfaqje si dirigjent principal në opera si “Flauti Magjik”, “Drei Grochen Opera”, “Dasma e Figaros”, “Suor Angelica”, Baleti “Bajadera” etj. Përveç aktiviteteve në TKOBAP ai ka marrë pjesë edhe në shumë aktivitete të tjera brenda dhe jashtë vendit. Vazhdon aktivitetin pedagogjik.

Emiljana Palushaj (Soprano)

E lindur në Shkodër, ndjek studimet e larta në Akademinë e Arteve në Tiranë nën drejtimin e Prof. Shqipe Mingomataj. Në përfundim të studimeve ajo vlerësohet me “Medalje të Artë”. Fituese e 9 çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2004 në La Spezia-Itali, vlerësohet me çmimin “Spiros Argiris“ (Ky çmim ju akordua nga presidentja e jurisë, Raina Kabaiwnska. Fituese e çmimit të parë në konkursin kombëtar “Jorgjia Truja“ Tiranë 2005. Përfaqëson Shqipërinë në konkursin “Riccardo Zandonai“ në Riva del Garda-Trento Itali, ku vlerësohet me dy çmime, fituese e “Çmimi i Orkestrës Simfonike të Austrisë“ . Në skenën e TKOBAP ka debutuar mbi dhjetra role kryesore si  “Faust“ -Margerita, “Die Fledermaus“ – Adele, “Il Barbiere di Siviglia“ – Rosina, “Die Schopfung“ – Eva, “Porgy and Bess“ – Serena, “Falstaff“ – Nannetta, “La Vita e‘ Sogno“ – Rosaura, “Les Contes d’Hoffman“ – Antonia, “La Vedova Allegra“ – Valenciene, “Borana“,“Lulja e Kujtimit“ – Olimbi, “Skenderbeu“ – Donika, “Scanderbeg“ – Doneca, “Don Giovanni“ – Donna Elvira, “Cosi Fan Tutte“ – Fiordiligi, etj

Ivana Hoxha ( Mezzosoprano)

Fillon studimet për Kanto në vitin 2000 nën drejtimin e pedagoges Ema Kanç dhe i përfundon ato me vlerësime të shkëlqyera. Spikat për zërin e bukur, melodioz dhe për timbrin e thellë. Merr pjesë në konkurse të ndryshme brenda dhe jashtë Shqiperisë ku vlerësohet maksimalisht. Ka interpretuar në opera të ndryshme. Rolet e saj më të realizuara janë: Mamica “Scanderbeg“, Mamica “ Skenderbeu” , La zia Principessa “ Suor Angelica, Madalena ” Rigoletto” , ” Zita “ Giani Schicchi, Orfeo në “ Orfeo ed Euridice”, Romeo “ I Capuleti ed i Montecchi”, Suzuki “ Madama Butterfly” etj

Etrita Ibrahimi (Koncertmaestër)

E lindur në Tiranë në një familje të njohur artistësh e filloi fare e re aktivitetin koncertal duke marrë pjesë dhe duke u nderuar me çmimin e parë në Koncertet e Majit në vitin 1980 dhe 1982. Në vitet në vazhdim ndoqi një seri koncertesh dhe çmimesh të fituara në konkurset kombëtare dhe në 1989, pasi fitoi një bursë studimi u transferua në Itali për të vazhduar studimet në Konservatorin “G. Verdi” të Torinos, ku u diplomua në 1994 “cum laude”, në klasën e Prof. Remo Remoli. Ka realizuar shumë koncerte për të gjitha qytetet e rajonit të Piemonte-s dhe në shumë qytete të tjera të Italisë, në Austri, Spanjë, Çeki, Francë, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Kroaci, Shqipëri, etj. Është klasifikuar në vendet e para në konkurse të ndryshme. Ka regjistruar shumë herë për Radio Televizionin shqiptar.
Ka qënë koncertmaestër në Konservatorin “G. Verdi” të Torinos.
Ka qënë pedagoge e pianos në shumë institute muzikore në Torino, Aosta, Pavia, Vercelli, Romë, etj, si dhe Presidente e Associazione Suzuki Vercelli.
Për aktivitetin artistik të zhvilluar në Itali, në vitin 2005 ka fituar çmimin ndërkombëtar për karrierën “Beato Angelico”, i akorduar nga Bashkia e Romës (Itali).
Aktualisht është drejtoreshë artistike e Festivalit Ndërkombëtar “PIANODROM”, koncertmaestër në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë dhe zv/presidente e Fondacionit Kulturor “Feim Ibrahimi”.