prenk1

Opera Histori
Kolosët që themeluan TKOBAP
2017 -ta viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit
Kjo foto na rikthen pas në kohën kur Prenk Jakova u bë drejtues artistik i Bandës Muzikore dhe nxënësit e tij të parë ishin: Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tonin Rrota, Zef Gruda etj. Atje ku filloi edhe kompozimet e tij të para.

Shih në Facebook

Opera Histori
Kolosët që themeluan TKOBAP

2017 -ta viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit

Prenk Jakova është kompozitori i operës së parë shqiptare “Mrika”.

Shih në Facebook

prenn prennn

Opera Histori
Kolosët që themeluan TKOBAP
2017 -ta viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit

Viti 1958 do të mbetet në kujtesë si një vit i rëndësishëm për historikun e zhvillimit të artit tonë muzikor, ashtu siç shkruan në shtypin e asaj kohe dirigjenti i parë i korit të TKOB Kostandin Trako. Me kurajon e guximin e Prenk Jakovës në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti më 1 dhjetor 1958 u shfaq premiera e operës së parë shqiptare, “Mrika”.në Teartin “Migjeni të Shkodrës.

Shih në Facebook

mr

Opera Histori
Kolosët që themeluan TKOBAP

Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit
Ja se çfarë shkruan Prenk Jakova në një nga dorëshkrimet e tij për krijimin e operës “Mrika”:

“Besimi i madh që kishin shokët dhe aftësistë e mia dhe dëshira pët të pasurue repertorin e muzikës shqiptare me vepra të gjinive te nalta muzikore, më shtyu që në korrikun 1956 t’i hyjë punës për kompozimin e operës” Mrika”, libret në 80 faqe, të shkruer nga poeti ynë Llazar Siliqi, dhe ta përfundoj në tetorin e vitit 1957. Për të shkrue këtë vepër isha pasunue me folklorin e pasun të muzikës sonë popullore dhe në këtë mënyrë u përpoqa t’ia jap gjithë personazheve dhe të gjithë momenteve lirikë dhe dramatikë, pse vetëm në këtë mënyrë do t’i shërbeja artit tonë popullor. Ariet, duetet, koret e ndryshme ia bajsha me dëgjue qysh në fillim shokëve të mi të punës, muzikantë, shkrimtarë dhe interpretues. Ata më siguruen që punën e kisha nisun mirë, dhe më inkurajuen të vazhdoj me besim të plotë se vepra do të dalë mirë. Aria e Mirkës ”O ç’janë këto trazime” që u ekzekutua për të parën herë në koncertin e mbrëmjes akademike me rastin e 15- vjetorit të themelimit të Partisë në Tiranë, shoqërue nga orkestra simfonike e Teatrit të Operës e të Baletit, nën drejtim të Mustafa Krantjes, u prit shumë mirë si nga publiku ashtu dhe nga ekzekutuesit…”

Shih në Facebook

dos1 dos2

Opera Histori
Kolosët që themeluan TKOBAP
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit
Në dosjen origjinale të operas “ Mrika”gjendet edhe ky program origjinal i vitit 1959, me firmat e kompozitorit Prenk Jakova dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushte Llazar Siliqit.

Shih në Facebook

prr

Opera Histori
Kolosët që themeluan TKOBAP
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit
Veprimtaria muzikore që la Prenkë Jakova është shumë e pasur e konsiston në dhjetra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat.

Shih në Facebook

ton tonn

Opera Histori
Kolosët që themeluan TKOBAP
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit
Një nga nxënësit e parë të Prenk Jakovës ishte edhe Tonin Harapi (Nderi i Kombit) , lindur po në qershor. Tonin Harapi lëvroi pothuajse të gjitha zhanret e muzikës, këngë argëtuese, këngë për fëmijë, muzikën klasike, simfonike dhe skenike, operën, operetën. Shkroi vepra korale, romanca, por edhe këngë popullore të përpunuara.

Shih në Facebook

 

Opera Histori

Kolosët që themeluan TKOBAP
100 vjetori i lindjes i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit.

Shih në Facebook

poe

Opera Histori
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit

Prenk Jakova me një ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt, poetin Llazar Siliqi, duke punuar për veprën e tij të dytë operistike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” , e cila u shfaq në TKOB më 17 Janar 1968

Shih në Facebook

Opera Histori
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit

Prenk Jakova është kompozitori i operas “Skëndërbeu” e cila u shfaq në TKOB në 1 dhjetor 1968.

Shih në Facebook

kraja

Opera Histori
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit

Për herë të parë opera “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova u intepretua nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë në 26 nëntor l959, ku sërish protoganistja kryesor e (Mrika) u përcoll nga një artiste shkodrane, Marije Karaja, pjesëtare e TOB.

Shih në Facebook

skkk

Opera Histori
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit

Artisti i dimensioneve të mëdha Prenk Jakova, hodhi themelet e operës shqiptare. Në këtë foto, Prenk Jakova është së bashku me artisitin Xhon Athanas i cili interpretonte rolin e Skëndërbeut në premierën e operas “Skëndërbeu”

Shih në Facebook

ops

Opera Histori
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit

Opera “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” e kompozitorit Prenk Jakova mbetet një vepër madhështore dhe e plotë jo vetëm për nga muzika e pasur dhe orkestracioni i përsosur, por edhe nga pjesëmarrja masive, rolet e personazheve dhe karakteri i saj madhështor..

Shih në Facebook

prrrr

Opera Histori
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit

Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenk Jakova shkroi veprat “Mrika” dhe “Skëndërbeu”, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa autori i tyre konsiderohet nga shtypi dhe kritika e Sartit, si kompozitori gjenial shqiptar.

Shih në Facebook

kit kitt

Opera Histori
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit
Kompozitori Prenkë Jakova është cilësuar si një talent i rrallë, krijues i përmasave të gjera muzikore, dirigjent i aftë, klarinetist i shkëlqyer njohës i të gjitha instrumenteve të orkestrës.

Shih në Facebook

dekor dekore

Opera Histori
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit

Prenk Jakova është vlerësuar me një sërë çmimesh të rëndësishme për aktivitein e tij si: “Urdhëri i Punës i Klasit të Parë” për krijimin e Operas së parë shqiptare “Mrika” 1958.“Çmimin e Republikës” në Maj 1959 “Artist i Merituar” në Shkurt 1961 “Artist i Popullit” në vitin 1979 “Nderi i Kombit” në vitin 2000.
Në arkivën e TKOB gjendet kjo fotografi e marrjes së titullit “Urdhëri i Punës i Klasit të parë” si dhe një gazetë e asaj kohe, e cila pasqyronte këtë lajm.

Shih në Facebook

Opera Histori
Viti i Prenk Jakovës – Nderi i Kombit

Opera “Mirka” është opera e parë shqiptare e kompozuar nga Prenk Jakova. Në video, dueti Mirika -Doda interpretuar, nga Nina Mula dhe Ibrahim Tukiçi në një nga riveniet e kësaj opere.

Shih në Facebook