kepa

“Edukimi përmes Artit” si një nga kolonat e rendesishme dhe prioritare të sezonit artistik të TKOB, vjen në një kalendar të dedikuar dhe detajuar të shfaqjeve, trajnimeve, orëve të hapura dhe koncerteve të shumta me nxënësit e shkollave 9-të vjecare të Tiranës.

5 Tetor
Trupa e Baletit të TKOB me baletin “Arrëthyesi” në shkollën “Jeronim De Rada”

Orë e hapur mësimore për ti prezantuar nxënësve historinë e baletit “Arrëthyesi”, për ti folur në lidhje me elementët bazë të baletit klasik. Pyetje dhe përgjigje nga nxënësit për balerinët e trupës së baletit të TKOB dhe më pas shfaqja e baletit.

5 Tetor
Ansambli Popullor i Kengëve dhe Valleve në shkollën “Avni Rustemi”

Takim në shkollën “Avni Rustemi” duke organizuar orë të hapur si dhe koncert përballë nxënësve të shkollës, për ti prezantuar me folklorin e kultivuar shqiptar si dhe me pjesët: “Vallja e Rrajcës” dhe “Vallja e Kukësit”.

6 Tetor
Trupa e Baletit të TKOB me baletin “Arrëthyesi” në shkollën “Ali Demi”.

Orë e hapur mësimore për ti prezantuar nxënësve historinë e baletit “Arrëthyesi”, për ti folur në lidhje me elementët bazë të baletit klasik. Pyetje dhe përgjigje nga nxënësit për balerinët e trupës së baletit të TKOB dhe më pas shfaqja e baletit.

6 Tetor
Projekti “Eja këndo me ne”

Takim me mësuesit e muzkës të shkollave të Tiranës për të prezantuar projektin dhe për të vendosur mënyrën e funksionimit dhe orëve të hapura me nxënësit, si dhe programin konkret të këtij projekti.

Me mësuesit e muzikës të shkollave “Vasil Shanto”, “Musine Kokalari”, “Lidhja e Prizrenit”, “Kongresi i Manastirit”, “Jeronim De Rada”, “Edit’h Durham”, “Fan Noli”, “Shkolla e Kuqe”,“Ahmet Gashi”, “28 Nëntori”.

9 Tetor
Projekti “Eja këndo me ne”.

Prezantohet për herë të parë përballë mësuesëve, koordinatorëve dhe nxënësve në një organizim në Muzeun Historik Kombëtar, me veprat e Prenkë Jakovës, Carl Off, A.V Mozart, L.V.Bethoveen.

Me shkollat “Ahmet Gashi”, “Shkolla e Kuqe”, “Edit’h Durham”, “Kongresi i Manastirit”, “Lidhja e Prizrenit”, “Vasil Shanto”, “Musine Kokalari”, “Fan S. Noli”, Jeronim De Rada”, “28 Nëntori”.

Organizimi i një dite të hapur nga trupa e korit të TKOB dhe shkollat e përzgjedhura. Nxënësit do të marrin njohuritë mbi operan si dhe do të njihen me elementët bazë të korit, si një nga përbërësit kryesorë të gjinisë operistike. Programi do të përmbajë korale të ndryshme nga operat “Skënderbeu”, “Një jetë me stuhi”, “La Traviata”, “Nabuco”. Gjithashtu do të njihen me një nga figurat më kryesore të operas shqiptare, Nderin e Kombit – Prenkë Jakova . Gjithashtu do të zhvillohet një test mbi njohuritë bazike rreth operas.

9 Tetor
Projekti “Eja këndo me ne”.

Moderatorët e përzgjedhur për trajnimin e koreve të shkollave, pasi janë formuar nga një seleksionim i koristëve të TKOB dhe mësuesve të tyre të muzikës, trajnojnë nxënësit për mënyrën e të kënduarit në kor. Përfaqësuesit e trupës së korit të TKOB mësojnë trupat korale në “Shkolla e Kuqe”, shkollën “Vasil Shanto” dhe “Jeronim De Rada”

09 Tetor
Orkestra e TKOB në “Shkolla e Kuqe”.

Koncert me repertor të autorëve të ndryshëm. Mësimi i njohurive bazë të familjeve orkestrale, nëpërmjet gjeometrive të ndryshme sipas formacioneve përkatëse instrumentale. Në programin e Kuintet Fryme Instrumentini do të përfshihen: K.Alford – “Colonel Bogey March”, P.Lincke – “Berliner Luft”, N.Piovani – “La vita e bella”, M.Penella – “El Gato Montes”, A Pizzolla – “Oblivion”.

10 Tetor
Orkestra e TKOB në shkollën “Fan S. Noli”

Koncert me repertor të autorëve të ndryshëm. Mësimi i njohurive bazë të familjeve orkestrale, nëpërmjet gjeometrive të ndryshme sipas formacioneve përkatëse instrumentale.

10 Tetor
Projekti “Eja këndo me ne”.

Moderatorët e përzgjedhur për trajnimin e koreve të shkollave, pasi janë formuar nga një seleksionim i koristëve të TKOB dhe mësuesve të tyre të muzikës, trajnojnë nxënësit për mënyrën e të kënduarit në kor. Përfaqësuesit e trupës së korit të TKOB mësojnë trupat korale në shkollat “Jeronim De Rada”, “Kongresi i Manastirit”

11 Tetor
Orkestra e TKOB në shkollën “1 Maj”

Koncert me repertor të autorëve të ndryshëm. Mësimi i njohurive bazë të familjeve orkestrale, nëpërmjet gjeometrive të ndryshme sipas formacioneve përkatëse instrumentale.

11 Tetor
Projekti “Eja këndo me ne”.

Moderatorët e përzgjedhur për trajnimin e koreve të shkollave, pasi janë formuar nga një seleksionim i koristëve të TKOB dhe mësuesve të tyre të muzikës, trajnojnë nxënësit për mënyrën e të kënduarit në kor. Përfaqësuesit e trupës së korit të TKOB mësojnë trupat korale në shkollat “Edit Durham”, “Lidhja e Prizrenit”.

12 Tetor
Orkestra e TKOB në shkollën “Sabaudin Gabrani”

Koncert me repertor të autorëve të ndryshëm. Mësimi i njohurive bazë të familjeve orkestrale, nëpërmjet gjeometrive të ndryshme sipas formacioneve përkatëse instrumentale.

12 Tetor
Ansambli Popullor i Kengëve dhe Valleve në shkollën “Mihal Grameno”.

Takim në shkollën “Mihal Grameno” duke organizuar orë të hapura si dhe koncerte përballë nxënësve të shkollës, për ti prezantuar me folklorin e kultivuar shqiptar si dhe me pjesët: “Vallja e Rrajcës” dhe “Vallja e Kukësit”.

12 Tetor
Trupa e Baletit të TKOB me baletin “La Sylphide” në shkollën “Misto Mame”.

Orë e hapur mësimore për ti prezantuar nxënësve historinë e baletit “La Sylphide”, për ti folur në lidhje me elementët bazë të baletit klasik. Pyetje dhe përgjigje nga nxënësit tek balerinët e trupës së baletit të TKOB.

12 Tetor
Projekti “Eja këndo me ne”.

Moderatorët e përzgjedhur për trajnimin e koreve të shkollave, pasi janë formuar nga një seleksionim i koristëve të TKOB dhe mësuesve të tyre të muzikës, trajnojnë nxënësit për mënyrën e të kënduarit në kor. Përfaqësuesit e trupës së korit të TKOB mësojnë trupat korale në shkollën “Fan Noli”.

13 Tetor
Ansambli Popullor i Kengëve dhe Valleve në “Shkolla e Kuqe”

Takim në “Shkolla e Kuqe” duke organizuar orë të hapura si dhe koncerte përballë nxënësve të shkollës, për ti prezantuar me folklorin e kultivuar shqiptar si dhe me pjesët e ndryshme të këngëve dhe valleve popullore.

13 Tetor
Orkestra e TKOB në shkollën “Arsakeo”.

Koncert me repertor të autorëve të ndryshëm. Mësimi i njohurive bazë të familjeve orkestrale, nëpërmjet gjeometrive të ndryshme sipas formacioneve përkatëse instrumentale.

13 Tetor
Trupa e Baletit të TKOB me baletin “Monger” në shkollën “4 Dëshmorët”

Orë e hapur mësimore për ti prezantuar nxënësve historinë e baletit “Monger”, për ti folur në lidhje me elementët bazë të baletit klasik. Pyetje dhe përgjigje nga nxënësit tek balerinët e trupës së baletit të TKOB.

13 Tetor
Projekti “Eja këndo me ne”.

Moderatorët e përzgjedhur për trajnimin e koreve të shkollave, pasi janë formuar nga një seleksionim i koristëve të TKOB dhe mësuesve të tyre të muzikës, trajnojnë nxënësit për mënyrën e të kënduarit në kor. Përfaqësuesit e trupës së korit të TKOB mësojnë trupat korale në shkollën “Musine Kokalari”

Nga data 8 deri në 22 Nëntor
Projekti “Eja këndo me ne”.

Moderatorët e përzgjedhur nga trupa e korit të TKOB, trajnojnë nxënësit për mënyrën e të kënduarit në kor. Përfaqësuesit e trupës së korit të TKOB vijojnë punën me trupat korale në shkollat “Shkolla e Kuqe”, “Vasil Shanto”, “28 Nëntori”, “Edit’h Durham”, “Kongresi i Manastirit”, “Lidhja e Prizrenit”, “Musine Kokalari”, Fan S. Noli”, “Jeronim De Rada”, “4 Deshmorët”. Gjithashtu koret e nxënësve do të mësojnë pjesët Himni Kombëtar – C.Porumbescu, Va pensiero – G. Verdi si dhe Ode an die Freude – L.Ë. Beethoven. Korale nga opera “Skenderbeu” – Prenkë Jakova si dhe “Fluturoi pëllumb i bardhë”, “Lule jemi”, Kruja Kruja. Gjithashtu nga Mikel Koliqi dhe melodrama “Ruba e kuqe”, “Largo” dhe Thoma Avrami – “Dua më shumë Shqipërinë”, Milto Vako – “Bie Lodra”, Georgea Bizet – “Chorus Street Boys” dhe nga W.A. Mozart – “Ave verum corpus”.

28 Nëntor
Ansambli Popullor i Kengëve dhe Valleve në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”.

Takim me fëmijët e shtëpisë për ti folur në lidhje me folklorin e kultivuar shqiptar dhe për të interpretuar pjesët “Vallja e Rrajcës”, “Vallja e Kukësit”, “Valle Gorarce”, “Valle Pogonishte”, As e vogël, as e madhe”, “Potpuri këngësh shkodrane dhe korcare”.

11 Dhjetor
Projekti pilot “Eja këndo me ne” në konkursin mes shkollave në Muzeun Historik Kombëtar.

Konkursi i shkollave të Tiranës me koret e tyre të ngritura nga projekti “Eja këndo me ne”. Konkurs me pjesët e mësuara gjatë muajit tetor dhe nëntor.

12 Dhjetor
Koncerti final i projektit pilot “Eja këndo me ne” në Muzeun Historik Kombëtar.

Koret e shkollave pasi janë formuar dhe tashmë janë gati për në skenën e madhe, do të dhurojnë një program më pjesë korale më të njohura nga veprat e autorëve shqiptarë dhe të huaj në skenën e ngritur enkas për ta në “Muzeun Historik Kombëtar”.

Shih në Facebook