Gerti Druga

Gerti Druga

Lindur më 29.10.1986 në qytetin e Kuçovës. Ka mbrojtur diplomën si kompozitor në vitin 2010 në klasën e profesor Thoma Gaqit. Po atë vit fiton konkursin kombëtar për veprën më të mirë kushtuar Nënë Terezës me veprën “Nëna e dhimbjes”. Në vitin 2012 fiton vëndin e parë në konkursin kombëtar kushtuar “100 Vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga MTKRS, me veprën “Flas Shqip”. Në vazhdim ka treguar interes për muzikën e filmit, duke realizuar disa filma artistikë dhe dokumentarë, ku dhe është vlerësuar me disa çmime. Ka filluar të krijojë muzikë qysh në moshë të vogël dhe shpreson te jetë një zë i fuqishëm në muzikën serioze shqiptare, karakterin kombëtar të së cilës e ka shumë për zemër. “Rapsodia Shqiptare” dhe Kantata: “Flas Shqip” janë një ilustrim i mirë i këtij angazhimi pasionant drejt një ligjërimi kombëtar dhe modern në të njëjtën kohë. Prej tre viteve është pedagog i klasës së kompozicionit në Akademinë e Arteve Shkodër si dhe pedagog i ftuar në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Prej Dhjetorit 2015, është Drejtor Artistik i Ansamblit Popullor pranë Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.