avniru1 avniru2 avniru3 avniru4 avniru5

Në kuadër të “Edukimi përmes artit” trupa e baletit e Teatrit, Kombëtar të Operas ,Baletit dhe Ansamblit Popullor, vuri sot në shkollën “Avni Rustemi” pjesë nga baleti “Arrëthyesi”.

Me dëshirën për të edukuar të rinjtë përmes artit, si dhe për të nxitur interesimin e tyre për të marrë pjesë në jetën artistike, program ishte ndërtuar në formën e një ore të hapur mësimore. Fillimisht u shpjegua sinopsi i veprës dhe taktikat e baletit e më pas trupa e baletit interpretoi pjesë nga baleti “Arrëthyesi”.

“Arrëthyesi” është një nga kompozimet më të njohura të Tchaikovskit, dhe shfaqja më e dashur gjatë sezonit të festave të fundvitit, për magjinë që ajo sjell.

Shih në Facebook