edmk edmk1 edmk2

Në kuadër të “Edukimit përmes Artit”, tani në Muzeun Historik Kombëtar prezantohet për herë të parë përballë 200 nxenesve dhe mesuesve nga 4 shkolla te kryeqytetit, projekti pilot “Eja këndo me ne”.

Ky projekt i cili do të prezantohet nga dirigjenti i korit Dritan Lumshi dhe kori i TKOB synon të njohe nxënësit me njohuritë bazë të zërit koral, si një nga elementët kryesorë të gjinisë operistike si dhe me repertorin koral te operistikes shqiptare dhe boterore.

Shih në Facebook

edmk3 edmk4 edmk5

Projekti pilot “Eja këndo me ne” në prezantimin e parë të tij është ndëtuar në formën e një ore bashkëbisedimi mes pyetjeve e shpjegimit të bërë nga dirigjenti, përgjigjeve të nxënësve dhe më pas interpretimit të korit të TKOB me disa korale nga operat “Skënderbeu, “Një jetë me stuhi”, “La Traviata”, “Nabuco”.

Interesi i të rinjëve duket i madh, duke duartrokitur gjatë secilës nga pjesët korale të interpretuara nga kori i TKOB.

Shih në Facebook

edmk7 edmk8 edmk9 edmk10

Projekti pilot “Eja këndo me ne” i cili vjen në kuadër të
“Edukimit përmes Artit” shoqërohet nga motoja:

“Si tingulli i parë muzikor zëri mbetet edhe sot i pakonkurueshëm. Ky tingull i magjishëm merr një fuqi të jashtëzakonshme kur bashkohet me zëra të tjerë dhe këndojnë në kor. Nëse asnjëherë nuk ke patur guximin të shprehesh lirshëm me zërin tënd, të mposhtësh ndrojtjen e të zësh miq të rinj, eja këndo me ne, që të kuptosh se kori është magji.”

Sot në Muzeun Historik Kombëtar u bë prezantimi i parë i këtij projekti. Në vazhdim formacione të korit të TKOB, do të shkojnë në shkollat që janë pjesë e këtij projekti dhe sëbashku me mesuesit do të krijojnë grupe korale përfaqësuese për secilen shkollë. Grupet e krijuara do të behen pjesë e një konkursi midis shkollave.

Shih në Facebook