okshkk1 okshkk2 okshkk3 okshkk4 okshkk5 okshkk6

Vijojnë aktivitetet e kalendarit “ Edukimi përmes Artit”

Ndërkohë që kori i TKOBAP prezantonte projektin pilot “Eja këndo me ne” në Muzeun Historik Kombëtar, një formacioni orkestrës së TKOBAP, ishte zhvendosur në ambientet e Shkollës së Kuqe për të performuar përpara nxënësve të kësaj shkolle disa nga veprat më të mirënjohura të literaturës botërore.

Programi u prezantua për nxënësit nga dirigjenti i orkestres se TKOB Edmond Doko, i cili shpjegoi vlerat e mëdha që arti muzikor përcjell, ndikimi qe ai ka në edukimin dhe formimin kulturor të shoqërisë, si dhe bëri një përshkrim të shkurtër të veprave të kompozitorëve gjenial si Bach, Mozart, Saint-Saens, Bizet etj, duke e konkretizuar më pas bisedën me interpretimin e këtyre veprave nga orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Shih në Facebook