fno fno1 fno2 fno3

“Edukimi përmes Artit”, përbën një nga kolonat më të rëndësishme dhe prioritare të sezonit artistik të TKOB, vjen me një kalendar të dedikuar.

Sot orkestra e TKOB realizoi një orë të hapur mësimore me nxënësit e shkollës “Fan Noli”.

Programi “ Magjia Muzikore – 5 shekuj në 50 minuta” ka për synim të informojë, edukojë, dhe trajnojë publikun e ri, me informacionet bazë të funksionimit të një orkestre simfonike.

Sipas një testimi paraprak të nxënësve rezultoi se pas dëgjimit të një pjese të shkurtër muzikore prej 10 minutash nga gjeniu Mozart, nxënësit që kishin prirje për muzikë, mundën të zgjidhnin më saktë disa detyra që u ishin dhënë në klasë pak minuta përpara dëgjimit. Ata paraqiteshin shumë më mirë sesa shokët e tyre që nuk kishin dëshirë të dëgjonin muzikë.

Është provuar se edukimi i hershëm i fëmijeve me muzikë, i bën ata të përparojnë më të sigurtë në karrierën e tyre të mëtejshme dhe madje, të rrisë nivelin e përgjithshëm të inteligjencës së tyre.

“Edukimi përmes Artit” vazhdon…

Shih në Facebook