TAK1 TAK2 TAK3 TAK4 TAK5 TAK6

Zbulimi, nxitja dhe përfshirja e talenteve të reja është një nga shtyllat kryesore të politikave të menaxhimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Afrimi i talenteve të reja, si prioritet i institucionit, ka sjellë tashmë në TKOB asrtistë të rinj të skenës, të cilët do të jenë emrat më premtues të së ardhmes.

Në këtë kuadër, Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Zana Çela priti në një takim student të Universitetit të Arteve, në degën e multi-medias, shoqëruar nga pedagogu dhe mentori i tyre, Vladimir Myrtezaj. Teatri i së ardhmes është ai i teknologjisë së lartë dhe si i tillë del nevoja për përfshirjen e elementeve vizual, të grafikës artistike, si një nevojë për rritjen e cilësisë së teknologjisë së imazhit skenik. Ndaj në takimin me studentët, Drejtoresha Çela, theksoi:

“Kam shumë dëshirë, që brezat e rinj të integrohen në Teatrin e Operas. Opera është zhanri multi-art, i cili të përball me të gjithë komponentët e zhanreve artistikë, duke dhënë një përvojë shumë planëshe. Evidentimi i talenteve të reja i bën shumë mirë Operas, duke i dhënë mundësi artistëve të rinj për tu shprehur në formën më profesionale, përmes një arti elitar, siç është opera.”

Më tej nxënësit prezantuan përballë panelit të specialistëve të TKOB, punët e tyre grafike dhe idetë e tyre, të realizuara deri më tani si punë individuale në Universitet.

Shih në Facebook