gaqo 2 gaqo 3 gaqo 4 gaqo 5 gaqo1

Dekorhet nga Presidenti i Republikës, Z.Bujar Nishani, me titullin e lartë “Nderi i Kombit” legjenda e skenës operistike shqiptare, tenori Gaqo Çako. Mjeshtri Çako është një nga kolosët e skenës operistike shqiptare, me një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e TKBAP.

Artisti i popullit është cilësuar si tenori legjendar i operas shqiptare. Tenor i roleve të para të repertorit të gjerë operistik, këndoi pa ndalur për tri dekada me radhë në skenën e madhe të operas shqiptare, duke e ngritur atë në nivelet më të larta. “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, kulmuan me performancën e mjeshtrit të vokalit Gaqo Çako. Artisti i popullit është i njohur dhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios dhe Televizionit.

Shih në Facebook