10450731_10204461395603090_424137815607217275_n

Abigeila Voshtina ka lindur në Tiranë në vitin 1974. Në moshën gjashtë vjeçare filloi studimet për violinë në Liceun Artistik “Jordan Misja”, dhe në 1992 u diplomua për violinë. Studimet i vazhdoi në Akademinë Muzikore “Chigiana”, Siena duke u vlerësuar me Diplomën e Nderit. Më pas studio në Shkollën e Muzikës së Fiesole-s dhe në Shtetet e Bashkuara në “Universitetin e Indianës” në Bloomington, nën drejtimin e prof. Franco Gulli. I vazhdoi studimet në “Akademinë Ndërkombëtare të Muzikës” në Milano ku dhe u diplomua në Konservatorin “Giuseppe Verdi” në Milano në vitin 2000.

Më pas filloi një karrierë të suksesshme duke bashkëpunuar si violiniste dhe Koncert Maestër me orkestra të rëndësishme italiane dhe europiane, si dhe duke punuar me dirigjentë mjaft të njohur. E vazhdoi karrierën si soliste me “Solisti Laudensi” në perfeksionimin e repertorit Barok Lombard duke u cilësuar nga kritikët dhe publiku si një violiniste me teknikë brilante në funksion të muzikës. Që nga viti 2013 mban pozicioni e Drejtores së Operas dhe Filarmonisë në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.