Disa nga përgjigjet për pyetjet që na bëhen më shpesh!

 

  • Kur duhet të arrij për të parë shfaqjen në kohë?
    Shfaqjet tona në periudhën e dimrit nisin gjithmonë në orën 19:00, kurse në verë në orën 20:00. Dyert e sallave ku ne zhvillojmë shfaqjet, deri në periudhën e përfundimit të rikostruksionit të godinës së TKOB, hapen në orën 18:40 dhe mbyllen në orën 19:00 në dimër dhe në 19:40 dhe mbyllen në 20:00. Ju lutemi që të bëni paraqitjen tuaj sipas orareve të mësipërme. Në rast se ju nuk respektoni këto orare, dyert e sallës do të jenë të mbyllura dhe me keqardhje ju bëjmë me dije se nuk do të mund të futeni më brenda deri në pushimin e aktit pasardhës (në rastet kur ka pushime) dhe vendet tuaja fillestare nuk do të jetë më të lira.

 

  • Çfarë duhet të vesh?
    Nuk është e nevojshme të jeni shumë formal, mjafton të ndiheni sa më komod me veshjen tuaj. Ju do të dini më së miri të zgjidhni kodin tuaj të veshjes pë shfaqjet operistike.
    Gjithsesi ne ju sugjerojmë që të bëni kujdes me sasinë e parfumit që do të përdorni atë natë. Mund të ketë përsona në audience, që janë alergjik ndaj produkteve kimike si parfume, antidjersë, apo produkteve të tjera me aromë.

 

  • A mund të paguaj me kartë krediti?
    Ku shërbim do t’ju ofrohet shumë shpejtë në biletarinë tonë në godinën e re të operas. Për momentin, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, mund të paguani vetëm cash në sportelet tona të shitjes së biletave.

 

  • A mund të blej në hyrje suvenire apo produkte të Operas?
    Me shumë kënaqësi tashmë në shfaqjet tona ju mund të blini librin e plotë të shfaqjes të cilën keni ardhur të shihni. Në këndin e përcaktuar të shitjes, shumë të dallueshëm në sallën ku ju do të ndiqni shfaqjen, ju mirëpresim për të marrë produktet tona.

 

  • A është e mundur të fotografoj gjatë shfaqjes?
    Ju mund të bëni çdo foto që dëshironi, por jashtë sallave qendrore ku mbahen shfaqjet. Në çdo ambient përreth është e mundur, por me pozicionimin tuaj në poltronin që korespondon me biletën tuaj, juve nuk mund të bëni foto me apart fotografik apo celular.

 

  • A është në rregull që telefoni im të jetë në heshtje?
    Me mirëkuptimin tuaj do t’ju luteshim që telefoni përgjatë zhvillimit të shfaqjeve të jetë i fikur. Valët apo drita e ekranit të telefonit tuaj mund të shkaktojë interference në sistemin audio dhe të ndriçimit të shfaqjes. Gjithashtu miqtë e tjerë, që kanë ardhur të ndekin shfaqjen do të shqetësoheshin nga drita e ekranit apo dridhjet e telefonit tuaj.

 

  • Sa të gjata janë shfaqjet tuaja zakonisht?
    Kjo varet nga kategoritë e shfaqjes. Një shfaqje operistike mund të zgjasë 2 orë e 45 minuta. Koncertet në maksimumin e tyre zgjasin 1 orë e 30 min.

 

  • Ku mund të blej një program të shfaqjes?
    Ju mund ta blini atë në momentin e blerjes së biletës tuaj dhe të informoheni nga zonja e shërbimit në lidhje me produktet ndihmëse për informacionin e plotë të shfaqjes.

 

  • A ka një ulje çmimi të biletës për femijët?
    Biletat e shfaqjeve tona kushtonë 1000 lekë për të gjitha kategoritë.

 

  • A mund ti marr fëmijët me vete në shfaqje?
    Patjetër nëse ju më parë keni blerë një biletë dhe për të. Do t’ju luteshim që të merrnit me vete fëmijët mbi 7-të vjeç pasi në moshë më të vogël nuk do të mund ti shijojnë shfaqjet operas.