Shtypi

16Mar/2021
13 mars 2021 – Gazeta Sot: “Gjithë lulet e pranverës për ty”, një tjetër koncert premierë i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore

“Gjithë lulet e pranverës për ty” është një tjetër koncert premierë i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Teatri Kombëtar i Operës Baletit dhe Ansamblit Popullor shkruan se vjen një koncert tepër i veçantë dedikuar gruas, me krijimet me të bukura të folklorit tonë popullor. Një produksion i ri i Ansamblit Popullor, solist tenori […]

16Mar/2021
12 mars 2021 – Gazeta Sot: Pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit Gioachino Rossini, në koncertin koral “Mbrëmje Rosiniane”

“Mbrëmje Rosiniane” titullohej koncerti koral me pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit shumëdimensional, Gioachino Rossini-t. Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit zhvilluan një koncert me pjesë nga krijimtaria e kompozitorit të njohur në vijim të sezonit artistik, që po zhvillohet online prej disa kohësh. Me një program të pasur muzikor edh ky […]

09Mar/2021
1 mars 2021 – ABC news: Shuhet i madhi Agim Krajka

Kompozitori i njohur shqiptar Agim Krajka është shuar në moshën 83-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. “Shpirti yt pushoftë në paqe babai ynë i dashur” shkruan Ulis Krajka. Agim Krajka u lind në Kavajë më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai […]

05Mar/2021
1 mars 2021- Gazeta Panorama: Ndahet nga jeta kompozitori i njohur i muzikës shqiptare, Agim Krajka

Kompozitori i njohur Agim Krajka është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare. Lajmin e bën të ditur i biri i tij, i cili ka ndarë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të njeriut që i dha shumë muzikës shqiptare. “Uroj që shpirti yt të pushojë në qiell babai ynë i dashur”, shkruan i biri, […]

05Mar/2021
1 mars 2021- Ballkan web: Muzika në zi! Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka

Një lajm i trishtë dhe i dhimbshëm për muzikën shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Ulis Krajka, i cili shkruan: “Uroj që shpirti yt të pushojë në qiell babai ynë i dashur”. Agim Krajka u lind në Kavajë, më […]

05Mar/2021
2 mars – Emisioni i Rudinës: Muzika ne zi/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Agim Krajka.

Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan kanë qenë këngëtarja e njohur Irma Libohova, Vikena Kamenica dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu, të cilët kanë folur për humbjen e dhimbshme të komozitorit Agim Krajka nga Covid-19 në moshën 83-vjeçare. Irma ka treguar se ai prej disa ditësh ishte me temperaturë 39 dhe pasi shkoi në […]

05Mar/2021
1 mars 2021- ABC News:  1.8 mln lekë për logo të kopjuar? Çela: U ble një set me mbi 20 elementë, çështja në gjykatë

 Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit u përball me një lumë kritikash pasi shpenzoi rreth 1.8 milion lekë për dizajnimin e logos së tij të re, për të cilën ka zëra që thonë se është e plagjiaturë. Drejtuesja e këtij institucioni Zana Çela, në një intervistë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC tregoi hapat […]

26Shk/2021
15 shkurt 2021 – Top Channel Rikthimi i balerinit/ Igli Mezini po trajnon balerinët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Igli Mezini, balerini bashkëkohor ka vizituar Shqipërinë për një trajnim me balerinët Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Aktualisht ai po punon pranë teatrit të Lucerne, duke qenë solist aty. Sigurisht një arritje e madhe për një balerin shqiptar që fillimet I ka pasur në shkollën tonë të baletit, por që zhvillimet i ka marrë […]

10Shk/2021
8 shkurt 2021 – Gazeta Sot: “Ta dish”, koncert vokal-instrumental me muzikën tradicionale shqiptare

“Ta dish” është koncerti vokal-instrumental, që do të vijë në aktivitetin artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit. Një koncert që këtë herë do të përmbajë në program muzikën tradicionale, e cila do të vijë me interpretimin e artistëve tanë. Baritoni Gëzim Myshketa së bashku me pianisten Elda Laro, violinistja Abigeila Voshtina dhe violonçelisti Igert […]

10Shk/2021
5 shkurt 2021 – Gazeta Sot: TOB: Opereta “Agimi” nga Kristo Kono, në 10-vjetorin e çlirimit

Opereta “Agimi”, vepër e kompozitorit Kristo Kono u kompozua në 10-vjetorin e çlirimit të vendit. Teatri i Operës dhe Baletit ka publikuar disa fakte rreth kësaj vepre shqiptare, ku shkruan se për herë të parë u realizua nga amatorët e Shtëpisë së Kulturës në Korçë. “Kompozitori Kristo Kono kompozoi operetën e parë kombëtare “Agimi” në […]

10Shk/2021
5 shkurt 2021 – Gazeta Sot: “Trëndafilin kur ta dhash” nga Ansambli Popullor, për të rizgjuar bukuritë e muzikës së krijuar nga mjeshtrit shqiptarë

Muzika e bukur popullore do të vijë në koncertin me artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. “Trëndafilin kur ta dhash” një projekt muzikor, i cili sipas artistëve do të udhëtojë në të gjitha trevat shqiptare me muzikën e bukur popullore, meloditë, këngët dhe vallet më përfaqësuese shqiptare. Në faqen e Teatrit të Operës, […]

01Shk/2021
30 janar 2021 – Gazeta Sot: “Katër stinët” e Vivaldit, TOB: Si një poemë për natyrën e shprehur në nota

SHKRUAR NGA JULIA VRAPI “Katër stinët” nga kompozitori Antonio Vivaldi u luajtën në një koncert instrumental, me interpretimin e artistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit. Formacioni i harqeve në TOB, koncertmaestër Gëzim Bulçari dhe Nikola Kondakçi, në klaviçembalo Etrita Ibrahimi dhe basso continuo Jona Çegrani ekzekutojnë në 280 -vjetorin e vdekjes së kompozitorit, një […]