Jemi në atmosferën e festave të nëntorit, ditët ku festojmë edhe ndihemi edhe më shumë patriot, ndaj edhe sot duam ta nisim programin me një urimë për festat e Nëntorit, ditë te rëndësishme për të gjithë shqiptarët anembanë botës… Sot është 29 Nëntor- 77 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit Nazi-fashistë dhe në fakt duam ta nisim me një material të bukur që kemi realizuar dje mbrëma në Grand Gala “Rrok’e agimin”… Këngët e luftës, të stilizuara nga artistët e rinj, në ritmet rock erdhën në skenë shoqëruar nga një formacion i madh, i orkestrës së TKOB dhe bandës pop&rock. Si asnjëherë më parë, vokalistët lirik dhe ato të muzikës rock, janë bashkuar në këtë koncert …

https://www.youtube.com/watch?v=oTSFkZDkRAY