Ka mbi dy muaj që në studion e baletit, 10 balerinë të rinj, artistë të rinj, po trajnohen për të performuar në një koncert GALA me pjesë nga repertori klasik i baletit, si Kopelia, Zhizel, Arrëthyesi, Liqeni i Mjelmave, Rajmonda, Romeo dhe Zhulieta, e të tjerë. Është hera e parë që ata performojnë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ndaj sigurisht kanë emocion të madh, por dhe përgjegjësi të madhe sepse janë pikërisht ata që shkelin për herë të parë në skenën e re të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Le të ndjekim të gjithë së bashku performancat e tyre të cilat do të jenë të shoqëruara dhe me performanca vokali dhe pianistike nga tre talente të reja të vokalit dhe të instrumentit!
Ju ftoj të dashur miq t’i ndjekim të gjithë së bashku në koncertin e tyre: Artistët e së Ardhmes!