“ROMEO DHE ZHULIETA” SË SHPEJTI NË TEATRIN TONË

Drejtoresha e Përgjithshme znj. Zana Çela së bashku me Natalia Naidich, asistenten e kompanisë Preljocaj, konfirmuan sot fillimin e punës për projektin e ardhshëm të shfaqjes së baletit “Romeo dhe Zhulieta” në #TKOB. Si gjithmonë Preljocaj i gjendet pranë teatrit tonë në momente të veshtira. Fat i madh për trupën tonë të baletit dhe balerinët e rinj të cilët do të trajnohen nën guidën e Preljocaj dhe stafit të tij.